Sllovenia ekspertizë mjedisore në sektorin e pyjeve

 Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadoren e Sllovenisë në Tiranë, Lea Stancic, me të cilën diskutoi mbi projektet konkrete të qeverisë sllovene në fushën e mjedisit, që pritet të zbatohen në vendin tonë brenda këtij viti.

Ministri Koka e njohu ambasadoren Stancic me arritjet, prioritetet dhe objektivat e Ministrisë së Mjedisit në këto dy vite, si dhe hapat e ndërmarrë deri më sot në përafrimin e legjislacionit mjedisor me vendet anëtare të BE-së. Ai kërkoi thellimin e bashkëpunimit të metejshëm në fushën e mbetjeve dhe ripyllëzimit të sipërfaqeve të degraduara, duke besuar se projektet e 2016-ës do të jenë një hap cilësor dhe pozitiv për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Nga ana e saj, Ambasadorja Stancic falenderoi Ministrin Koka për pritjen dhe e përgëzoi për arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare në fushën e Mjedisit.
Ambasadorja theksoi se mjedisi do të jetë një nga angazhimet prioritare në mandatin e saj 4-vjeçar në Shqipëri. Ajo u angazhua për ofrimin e ekspertizës mjedisore në sektorin e pyjeve, ku Sllovenia ka një përvojë të shkëlqyer.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?