/ATSH/.- Përvojat e Sllovenisë në fushën e doganës dhe taksave, procesi i hartimit të pakos së re fiskale dhe mënyra e krijimit të fondit zhvillimor të Kosovës ishin temat kryesore të diskutimit të Ministrit të Financave, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni.
Sipas KosovaPress, për të diskutuar këto çështje ministri Hoti fillimisht ka takuar Ministrin e Financave të Sllovenisë, Du?an Mramor dhe zyrtarë të lartë të shtetit slloven.
Përmes një komunikate për media njoftohet se të dy ministrat u pajtuan që të bashkëpunojnë në nivel të ekspertëve përkatës, që administrata doganore dhe tatimore e Sllovenisë të përkrahë administratat e Kosovës, në procesin e tyre të unifikimit.
Ministri Mramor citohet të ketë thënë se Sllovenia do ta ndihmoj Kosovën që të krijojë një fond të qëndrueshëm zhvillimor, bazuar në normat evropiane, qëllimi i të cilit do të ishte zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Atij i është bërë ftesë nga ministri Hoti për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.