Të rinjtë e “Smile Albania” janë të parët që mirëpresin turistët që vizitojnë vendin tonë. Ata kanë qenë në të gjithë vendin për të dytin vit rradhazi.
Kryeministri Edi Rama u ndal sot te mirëpritja që i bëhet turistëve që futen në Shqipëri, konkretisht në Tiranë.
Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama të rinjtë e Smile Albania mirëpresin turistët në aeroportin e Rinasit, duke u shpërndarë fletëpalosje mbi pikat turistike të Shqipërisë.
Me një buzëqeshje dhe shumë informacione për pikat turistike të vendit, ata mirëpresin turistët edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit apo në malin e Dajtit. Nga videoja turistët sfaqen shumë të kënaqur me Shqipërinë.
“Është e sigurtë që do të kthehem përsëri në Shqipëri”, shprehet një turist. Gjatë vitit 2019, me projektin e ri “Smile Albania” jo v por punësohen edhe 500 të reja e të rinj që vijnë nga bankat e universiteteve në vazhdim të Paktit për Universitetin.
se mos te shkojn turistat te restoranti i mihales se pastaj i ze belaja
Përgjigju