Smoothie me portokall, banane dhe kos

Përbërësit:

  • 1 portokall
  • 1 banane
  • 1 gotë kos natyral
  • 2 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Luleshtrydhe (opsionale)

Përgatitja:

Lajini frutat, qërojini dhe pritini në copa të vogla. Vendosni në blender kosin, bananen dhe portokallin. Shtoni mjaltin dhe kanellën. Përziejini për 2–3 minuta derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze. Hidheni smoothie-n në gotë dhe zbukurojeni me pak kanellë, një shkop kanelle dhe një fetë portokalli.