TIRANE- Pas akuzave të Partisë Demokratike se Mark Frroku ka kërcënuar me jetë Jozefina Topallin, deputeti i PKD-së reagoi duke theksuar se nuk e kishte bërë një gjë të tille. Në një reagim për mediat, Frroku bëri publik edhe mesazhin që i kishte dërguar ish-kryeparlamentares në celularin e saj.
Ai mohon të ketë kërcënuar Topallin, por thekson se ka shprehur vetëm ndjesi keqardhje për sulmet që i kanë ardhur nga një politikane për të cilën ka bërë fushatë dhe ka ofruar mbështetje pa rezerva ndaj saj.
“Jozi më informuan për sulmin tënd në Parlament sot. Më erdhi keq që pikërisht ti e bën këtë gjë. Më ke akoma borxhe nga fushatat që kam bërë për ty, dhe më vjen keq që gjithë ata burra skanë guxim dhe fshihen pas fustanit tënd. Unë s’merrem me gra të përdorura. Mark Frroku”, ka qenë mesazhi që Mark Frroku i ka dërguar Jozefina Topallit.
Ky reagim i deputetit të PKD-së erdhi pasi Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi theksoi sot se në një deklaratë për mediat se deputeti Frroku e ka kërcënar me jetë Jozfina Topallin pas përfundimit të fjalimit të saj në Kuvend dy ditë më parë.
Vorpsi theksoi se organet e drejtësisë duhet të nisin hetimin ndaj Mark Frrokut.
“Pas fjalës që ka mbajtur në parlament, zonja Topalli ka marrë nga deputeti Frroku një mesazh kanosës. Partia Demokratike e konsideron kërcënimin ndaj zonjës Topalli, si një shfaqje të asaj çka vetë zonja Topalli dhe Partia Demokratike denoncojnë prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal. Ne e kemi për detyrë qytetare, dhe patriotike të mos pajtohemi me këtë situatë, dhe të qnëdrojmë në krah të oponionit publik që kërkon dhe meriton përfaqësim dinjitoz në parlament”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi.
Kjo valë akuzash dhe kundërakuzash erdhi pasi Topalli theksoi në seancën plenare të së ejntes se deputeti Frroku kërkohet nga organet e drejtësisë belge. Kjo solli edhe reagimin e deputetit të PKD-së i cili i dërgoi mesazhin në telefonin personal të Topallit, i cili u bë më pas edhe objekti i sulmeve nga ana e PD-së.
Redaksia Online
(e.s/sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com