SMS fyese Tahirit, Rama
shkarkon zv/ministrin e LSI

SMS fyese Tahirit, Rama<br />shkarkon zv/ministrin e LSI
TIRANE-Një furtunë akuzash Saimir Tahiri-LSI u finalizuan sot me shkarkimin e një zv/ministri të Brendshëm që vinte nga radhët e LSI. 

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot pasdite zv/ministrin e Brendshëm Ilir Marko. Shkak u bë reagimi i Zv/Ministrit Ilir Marko ku me një sms dërguar sot në mesditë në celularin e Saimir Tahirit me përmbajtje shantazhuese i kujton ish-eprorit se i ka te pakta shanset në politike.

Mësohet madje se ka qene kryeministri Edi Rama qe ka firmosur urdhrin e shkarkimit për zv.ministrin që vinte nga radhët e LSI.

Urdhri i shkarkimit të kryeministrit, ka qenë një reagim i rrufeshëm ndaj një prononcimi të zv.ministrit në formë replike për replikën e Saimir Tahirit ndaj akuzave të Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI).

Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: "Për shkelje të papranueshme te etikes zyrtare, ne papajtueshmeri të plote me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave me elementare te komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të puneve të brendshme z.Ilir Marku.

Mesazhi ne privat i Markos per Tahirin
Pas paralajmërimeve që Saimir Tahiri i dërgoi Ilir Metës në një status në Facebook, ish zv.ministri i Brendshëm, Ilir Marko është përgjigjur me një mesazh privat në celularin e Tahirit.

Ilir Marko përmendej në statusin e Tahirit, si njeriu që e kishte përgjuar me urdhër të Metës. Por ish zv.ministri i LSI thotë se përgjimet u kryen nga shërbimet e specializuara.

Më tej Marko i shkruan Tahirit se shkarkimi tij ka ardhur nga një letër ultimatum që ndërkombëtarët i kanë dërguar kryeministrit Rama.  

SMS-ja
Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty,more i mjerë, sepse atë punë e bënin shërbime të specializuara, që pasi u bindën për bëmat e tua, rekomanduan shkarkimin tënd. Sepse, nëse nuk do të ishe shkarkuar raportet e ndërkombëtarëve do të nxiheshin nga emri jot!”.
Nuk do ta jap kënaqësinë e tërheqjes së vëmnendjes drejt teje, duke replikuar me ty sepse një i mbaruar si puna jote këtë do.
Por, po do shpjegim për shkarkimin tënd, pyet shefin tënd për letrën me ultimatum që ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë. Kështu që mos më provoke mua sepse edhe 1% shans që të ka ngelur për të vazhduar në politikë. Bën mirë të mos ta rrezikosh.
Ilir Marko



sms e tahirit

(Sms e Markos ne celularin e Tahirit)

Po si nisi gjithë kjo furtunë akuzash që u finalizua me shkarkimin e një zv/ministri të Brendshëm që vinte nga radhët e LSI?


Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. 

Tahiri replikon duke iu drejtuar me nje deklarate Ilir Metes. Tahiri shprehet se eshte akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër i Brendshem. 

Deklarata e kandidates së LSI, Eriona Bixha
Dua publikisht te denoncoj "Drejtuesin" e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip "Volkswagen" te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi!

Reagimi i Saimir Tahirit
Me degjo me vemendje Ilir Meta! U be nje kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t'a kam thene ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove nje sekonde ne luften tende te verber me mua. Me hodhe ne kurriz te gjithe doracet qe paguan ne kazanin mediatik te Shqiperise dhe jo vetem. Pagove para qe te nxish Policine e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashte Shqiperise. Me vure pas nje hafije tenden si zv.minister qe arriti deri ne cmendurine e tentatives per te pergjuar zyren time!

Deklaratat e forta që bëri Tahiri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko me sms-në që publikuam pak më lart.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve