SMS-ja fyese ndaj Tahirit, Rama
shkarkon zv/ ministrin e LSI

SMS-ja fyese ndaj Tahirit, Rama<br />shkarkon zv/ ministrin e LSI
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ilir Marko.
 
Vendimi nga Këshilli i Ministrave është marrë në datë 15 shtator me propozim të kryeministrit Rama.
 
Zv/ministri i Brendshëm vinte nga radhët e LSI, ndërsa u bë i njohur pas SMS fyese ndaj Saimir Tahirit.
 
Për këtë shkak, Rama kërkoi shkarkimin e tij në 22 qershor, ndërsa vendimi është marrë pas mbledhjes së qeverisë së re.
 
VENDIMI
Nr. 513, datë 15.9.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Marko, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid