TIRANE - Televizoni A1 REPORT! ka investiguar se sa lehtë mund të blihen numrat celularë në treg të zi, pa u regjistruar. Kjo duke marrë shkas nga mesazhi kërcënues i ardhur në drejtim të Krye komisarit të Pogradecit Arianit Arapi. Ai ka qenë ish-shef i Komisariatit numër 6 në Tiranë ku epror i tij ka qenë ish- drejtuesi policor, Lamaj dhe kjo mendohet të jetë shkaku kryesor që është dërguar mesazhi.
Mesazhi i ardhur në drejtim të tij në të cilën ai kërcënohej me jetë ka ndodhur pikërisht në ditën kur u vra kryekomisari Dritan Lamaj: “Dritani po prehet në paqe.Tani është radha jote..”
Por ende mbetet mister identiteti i mesazh dërguesit, ku sipas ligjit çdo numër i blerë në kompanitë celularë duhet të jetë i regjistruar.
Nga vëzhgimi në treg të zi i gazetarit Arsen Rusta u konstatua se është mjaft e lehtë të blihet një numër pa u regjistruar, duke i hapur rrugë zhvillimit të krimit në vend.
Shitësit i blejnë këta numra për vetëm 1 mijë lekë të vjetër nga kompanitë celulare duke i regjistruar në emër të vet dhe më pas i shesin 1 mijë lekë të rinj pa mjet identifikimi.
Kështu ky është një biznes fitmprurës për shitësit, dhe në interes të kriminelëve që për një shifër më të lartë arrijnë të fshehin identitetin, duke bërë të vështirë punën e policisë për gjetjen e tyre.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kërcënimi me sms erdhi nga Tirana