Ish kongresmeni i New Yorkut Anthony Weiner u dënua me 21 muaj burg për mesazhet seksuale që i dërgonte një vajze minorene.

Sipas medieve amerikane Weiner pranoi në gjykatë në maj, se i kishte dërguar materiale të turpshme një minoreneje, ndërsa shkruajnë ndër të tjersa se ai qau në sallën e gjyqit, kur u shpall vendimi

53 vjeçari dha dorëheqjen nga kongresi në vitin 2011 për një skandal seksual dhe u bë sërish pjesë e një tjetër skandali në vitin 2013, kur kandidonte për bashkinë e Neë Yorkut.

Ky ishte skandali i tretë seksual në të cilin përfshihet Ëeiner që prej 2011-ës dhe këtë herë fakti që vajza ishte minorene, i kushtoi lirinë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com