Astrit Patozi është konfirmuar tashmë si një prej kundërshtarëve të linjës Basha në PD, i cili s'ka kursyer as kritikat e ashpra në drejtim të kryetarit të vetëngrirë demokrat.
Ai është duke zhvilluar lëvizjen e tij thuajse në gjithë qytetet e Shqipërisë për të mbledhur sa më shumë njerëz në grupin antiBasha dhe për të anuluar zgjedhjet e 22 korrikut.
Ndërkohë, në një postim në Facebook, Patozi tregon një SMS të një miku të tij, i cili i ka shkruar se "Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë", shkruan Patozi, ndërsa shton se emrin e autorit nuk do ta bëjë publik, pasi sipas tij mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.
Postimi i plotë:
PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS
Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”
Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë.
Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

(Postimi i Patozit në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com