Snajper, dhjetëra fishekë e drogë në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari!

Snajper, dhjetëra fishekë e drogë në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari!

Municioni luftarak që u gjet në shtëpinë e të riut

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, pasi iu gjet një sasi municioni luftarak në banesë dhe dhjetëra doza kanabisi. Në pranga ka rënë Klaudio Xhaferraj, ndërsa me një njoftim për mediat policia bëri me dije se atij iu gjetën në banesë, në lagjen "Partizani" një snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Policia u vu në ndjekje të tij, pas informacioneve të marra në rrugë operative se i riu mbante armë në shtëpi si dhe shpërndante drogë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

"Finalizohet operacioni policor i koduar "SIG", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë.

Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një sasi municioni luftarak, dhjetëra doza me  lëndë narkotike kanabis dhe një palë dylbi optike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "SIG", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë