Snajperi kanadez vret militantin
e ISIS nga një distancë 3.5 km

Snajperi kanadez vret militantin<br />e ISIS nga një distancë 3.5 km
Një snajper i Forcave Speciale Kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të Shtetit Islamik nga një distancë tronditëse prej 3,5 kilometrash në Irak muajin e shkuar.

Burime nga ushtria kanadeze konfirmuan vrasjen dhe distancën për mediat dhe thanë se ushtari në fjalë e kreu këtë qitje spektakolare nga një ndërtesë e lartë.

Sipas mediave kanadeze, të cilat bazohen në burimet e tyre brenda ushtrisë, qitja është filmuar dhe përbën një rekord absolut.

Komanda kanadeze e operacioneve speciale konfirmoi raportin për BBC dhe distancën e saktë prej 3540 metrash, një asgjësim i plotë i rekordit të mëparshëm që mbahej nga britaniku Craig Harrison, i cili në vitin 2009 vrau një taleban nga distanca 2,475 metra.

Sipas mediave kanadeze, snajperi përdori armën standard të këtij reparti të ushtrisë pikërisht McMillan TAC-50.

Mësohet se qitja e kryer prej tij ndaloi një operacion të Shtetit Islamik dhe shmangu përdorimin e aviacionit në një zonë të banuar me civilë. Ekspertë ushtarakë thanë se vështirësia e qitjes në një distancë kaq të largët është e jashtëzakonshme, pasi snajperi duhet të llogarisë erën, specifikat balistike, lëvizjen e objektivit, madje edhe lakimin e tokës.

Për ta ilustruar këtë, mjafton të thuhet se plumbit ju deshën thuajse 10 sekonda që të godiste objektivi.t.ch

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë