Snajperisti që vret kamikazët
Rrok shënjestrën 1.5 km larg

Snajperisti që vret kamikazët<br />Rrok shënjestrën 1.5 km larg
IRAK-Gjithmonë në aksion, asnjë dështim. Ky është snajperisti britanik me ngjyrë që nuk ka dështuar në asnjë me shënjestrat e tij. Ushtaraku ka vrarë deri më tani 47 kamikazë dhe ka mundur të rrokë deri në largësinë 1.5 km.

DailyMail i ka kushtuar një artikull snajperistit, por pa zbuluar emrin e tij pasi mund t’i rrezikohet familja. Tabloidi e përshkruan si një makineri vrasëse. Ai është mburoja e 250 trupave britanike të vendosura në Al Asad, bazë ushtarake e vendosur në Irak, që sulmohet vazhdimisht nga Shteti Islamik.

[gallery]19900[/gallery]
Snajperisti ka një vend sekret ku qëndron i maskuar duke pritur çdo armik që i afrohet bazës. Deri tani konfirmohet se ai ka hequr qafe 47 kamikazë që kanë tentuar të vetëhidhen në erë.
Ka ndodhur më shumë se njëherë që kamikazët janë infiltruar mes trupave irakiane në tentativë për t’iu afrar bazës duke qëlluar me murtaja.

Ai thotë; “Ne duhet të jemi të parët që qëllojmë dikë që afrohet shumë pranë nesh. Por askush nuk ka guxuar të afrohet”
Baza ushtarake britanike ndërkohë ka në mbrojtje një tjetër bazë ku qëndrojnë 2 mijë ushtarakë, mes tyre dhe trupa amerikane e daneze.

“Në shohim çdo detaj para se të qëllojmë. Veshjen, ecjen, çfarë mban në duar, çfarë përpiqet të nxjerrë nga rrobat. Nuk duam të gabojmë dhe të vrasim të pafajshëm”, thotë snajperisti.

“Nuk dua të jem një ushtar që nuk bën punën e tij. Unë kam 20 vjet në misione dhe kjo është ajo për çfarë jam trajnuar të bëj”, thotë snajperisti ndërsa pyetet nëse ka keqardhje për vrasjet që kryen.

Turnet e tij arrijnë deri në 12 orë, derisa dikush tjetër ta ndërrojë.
“Por ndodh që mbroj civilët. Jam vendosur në një zonë që kërcënohet nga kamikazët dhe unë ruaj, ruaj jetët e tyre”.

Misioni më i vështirë ka qenë ai ku ka qëndruar në një çati për 24 orë.
“Qëndruam një natë dhe një ditë dhe ishte e vështirë sepse mes kaosit të njerëzve që lëviznin duhet të rroknim talebanin për të cilin kishim informacione se do të vriste. E ekzekutuam pas 24 orësh”.

E mira e gjithë kësaj, është se në 20 vite ushtarak, ku 13 prej tyre shërbeu si snajperit, britaniku me ngjyrë pas këtij misioni të fundit do të kthehet në shtëpi përgjithmonë.
“Më vjen mirë që të gjithë si bazë do të rikthehemi shëndoshë e mirë në atdhe”, thotë snajperisti. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’