Snoop Dog: ''Beckham i
dashuruar pas fëmijëve të tij''

Snoop Dog: ''Beckham i<br />dashuruar pas fëmijëve të tij''
Sipas reperit amerikan Snoop Dog David Beckham është një baba i përkushtuar. Ai është shprehur se ka patur mundësinë të qëndrojë dhe të drekojë me futbollistin britanik dhe nuk ka dyshime se cili është fokusi i tij primar janë pikërisht katër fëmijët e tij. 

“Unë kam drekuar me David Beckham dhe nuk ka dyshime për pasionin e tij kryesor në jetë. Nuk është futbolli, nuk janë as reklamat, nuk janë as të hollat – janë fëmijët e tij. Unë kurrë nuk kam takuar një baba aq pasionant. Ai po i mëson baballarët e tjerë dhe unë mund t’iu them se ai nuk do të ndalet me kaq”-ka theksuar reperi amerikan. 

David Beckham ka katër fëmijë Brooklyn, Crus, Romeo dhe Harper, por futbollisti është shprehur se do të dëshironte të kishte edhe fëmijë të tjerë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar