Ish-kontraktori i NSA-së, Eduart Snouden ka shpërndarë sekrete të reja. Ai ka bërë publik një dokument tepër sekret në të cilin flitet për shpëndarjen e “buxhetit të zi”, paratë që ndahen për agjencitë e spiunazhit.
 
Siç shkruan “Uashingon Post”, buxheti prej 52.6 miliardë dollarësh është miratuar për vitin 2013 për operacione të ndryshme në të gjithë botën nga agjencitë e zbulimit të SHBA-së.
 
Duket se pjesën e luanit në këtë buxhet e merr CIA, për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin më shumë se 14 miliardë dollarë në vit. Në fakt buxheti për agjencitë e spiunazhit bëhet publik çdo vit por dokumenti i bërë publik nga Snouden përmban hollësira.
 
Dokumenti i vënë në dispozicion nga ish-kontraktori i NSA-së përbëhet nga 178 faqe dhe përmban detajet të programit kombëtar të Inteligjencës, sukseset, dështimet dhe objektivat e 16 agjencive të spiunazhit ku janë të punësuar 107.035 persona.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)