MOSKE - Janë 21 shtetet që ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit amerikan Edward Snowden që ka kërkuar azil politik. Sipas faqes së internetit Wikileaks, në mesin e këtyre shteteve është edhe Franca, Norvegjia, Venezuela, të cilat kanë konfirmuar që kanë marrë aplikime. Snowden akuzon Presidentin amerikan, Barack Obama pasi ka vënë presion mbi vendet në të cilat ai ka aplikuar.

Ish-analisti i NSA që është e fshehur që prej disa ditësh në aeroportin e Moskës, është i kërkuar nga SHBA-ja me akuzat e zbulimit të sekreteve. Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Snowden mund të qëndrojë në Rusi nëse ndalon aktivitetet që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Kremlinit gjithashtu ka përjashtuar ekstradimin e Snowden tek autoritetet amerikane. Ndërsa nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se janë në vazhdim bisedimet me Rusinë për çështjen e Snowden, me shpresën se Moska do ta dorëzojë atë. Ndërkohë, udhëheqësit evropianë kanë kërkuar përgjigje nga Washingtoni, pasi disa media evropiane kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar institucionet e BE-së në Bruksel dhe SHBA, si dhe për 38 ambasada të huaja.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)