Socialistët marrin drejtimin e bashkive! Basha akuza Ramës dhe kryetarëve të rinj (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 30 qershorit, kur nga ana tjetër po përfundojnë konstituimet të gjitha bashkitë të cilat tashmë do drejtohen nga socialistët. Basha shkruan në rrjetet e tij sociale se Rama është kthyer në kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare teksa hedh akuza edhe për kryebashkiakët e rinj.

Duke listuar disa prej tyre Basha ka sjellë disa akuza për secilin ndërsa shprehet se që të largohet krimi duhet larguar fillimisht Edi Rama.

"Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati i shkerdhyer: 07/08/2019 16:20

    Basha Basha Basha shalngjitur e kemb trasha

    Përgjigju
  • PDisti: 07/08/2019 15:16

    Pergjigju me perpara per rrugen e kombit qe akoma nuk ka perfunduar,ju akoma krenoheni me nje rruge qe nuk ka perfunduar e parate i ke vjellur o hajdut i pa fytyre,pergjigju per 4 viktimat me duar ne gjepa,pergjigju per shitjen e detit Grekerve, pergjigju ti i pari para drejtesise, qe banditat gjygjtare ta mbydhem me nje raporte mjeksore ti je ky qe del e leh perdit para mediave tuaja qe ti i ke militantet tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie