Socialisti Erjon Braçe:
Shtypeni partinë e zarfit!

Socialisti Erjon Braçe:<br />Shtypeni partinë e zarfit!
TIRANE-Socialisti Erjon Braçe thotë se zarfi që Viktor Tushaj i futi aktivistit të LSI në Lezhë ishte me lekë. Braçe thotë se tashme duhet hetuar nga dolen parate qe u futen ne zarf, burimin e tyre.

Shkrimi i Erjon Braçes

Dje beri buje fakti i rende i zarfit ne xhep, me leke, nga nje kandidat per deputet, kryesues i listes se LSI ne Lezhe, tek nje viktime, deshmitar i nje ngjarje kriminale pretenduar me sfond politik;

Ngjarje kyc ne strategjine e “viktimes fizike” te ketyre zgjedhjeve.

Zarfi ishte me leke dhe ska me asnje pike dyshimi kjo gje;

Kandidati i LSI e pranoi burrerisht kete por duke njollosur burrerine e malesise!!

Pas kesaj, dy gjera me bejne pershtypje;

E para, se gjithe media e shkruar sot, ishte shitur po me leke;

Asnje gazete, zero, nuk e kishte ne faqe te pare “zarfin me leke” ne Lezhe.

Ky eshte tmerr!

A e dini pse?

Sepse nga dje, nuk ka me fushate.

Nga une i pari, e kemi lene fushaten, po bejme roje, diten e me shume naten.

Ruajme partine apo partite e zarfit!!

Eshte java e saj, e tyre, nata eshte pjesa me e rendesishme per ta.

E di, do thoni:

Normale!

Vetem normale nuk eshte!

Eshte turp!

Por eshte krim i madh!

Ndaj heshtja sot ne gazeta qe nuk shiten e blihen per t’u lexuar, por per te fshehur e favorizuar nje krim masiv elektoral, eshte e neveritshme.

E dyta, te gjitha institucionet shteterore, perfshire dhe kete zevendeskryeminiatren teknike, ministrin e Brendshem, Policine e Shtetit, Prokurorine mbi te gjitha kane heshtur ne menyren me te turpshme;

A eshte kapje kjo?

Paralajmeron jo zgjedhje, por nje treg te madh vote qe do kriminalizoje masiviaht zgjedhjet.

Kandidati i LSI i perfshire ne skandal, ka qene dy mandate kryetar bashkie;

Tani eshte drejtor i Agjncise Kombetare te Burimeve Natyrore, institucioni me i korruptuar ne vend qe adminiatron pasurine me te madhe ne vend.

I korruptuar jo sot, prej nje jete, posacerisht pas rikthimit ne qeveri te Sali Berishes, vecanerisht pas qeverise se perbashket PD-LSI.

Lexoni raportet e KLSH per kete institucion dhe kete periudhe e do kuptoni cfare kriminibkane bere ketij vendi prej AKBN.

Kjo e ben edhe me te rende pyetjen qe se ben kerkush prej dje;

Nga dolën paratë e zarfit dje?!

Eshte themelore per gjithkend te dije burimin e ketyre parave!!


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset