Sofi, gruaja që mbron jetën
e presidentit të Francës

Sofi,  gruaja që mbron jetën<br />e presidentit të Francës
PARIS – Për herë të parë në historinë e Republikës franceze, një grua drejton GSPF ( grupin e sigurisë së Presidentit francez). Ajo është Sofi Hat (Sophie Hatt), 44 vjec, e martuar dhe ka tre fëmijë. Francois Hollande i ka besuar asaj sigurinë e kreut të shtetit, pasi ka larguar më parë ish shefin e sigurisë së lënë nga Sarkozy, Michel Besnard.

Në një intervistë, ditë më parë për “Le Point”, Hatt ka deklaruar se puna në polici ka qenë dëshira e madhe pas diplomimit për drejtësi.
Ajo sot drejton një grup sigurie prej 60 personash, nga 100 që kishte presidenti i mëparshëm.

Në vitin 2007, Hatt u përzgjodh nga ish kryeministri i asaj kohe Lionel Jospin, për të qenë në krye të stafit që do të punonte për sigurinë e tij.
Komisaria Hatt i tregoi menjëherë aftësitë e saj, gjatë një vizite të kryeministrit në Çisjordani. Jospin u prit me gurë nga studentët, të cilët protestonin pas fjalëve kundër Hezbollahut, që vetë kryeministri në atë kohë, kishte thënë pak para se të niste vizitën.
Nuk pati dëme të mëdha, pasi njerëzit e drejtuar nga komisarja arritën ta largonin kryeministrin me shpejtësi, por vetë Hatt u qëllua me gurë në shpinë ( madje ka edhe një shenjë nga ai incident).
Kësisoj, vetë Lionel Jospin, i propozoi pak ditë më parë mikut të tij Francois Hollande që sigurinë e jetës së tij por edhe të pallatit në Elize, t’ia besonte pikërisht komisares 44 vjecare.

GSPF është e rëndësishme dhe për arsye “simbolike”: përbëhet nga njerëz të xhandarmërisë së presidencës së Mitterrand, grupi i elitës ka edhe agjentë që nga koha e Chirac, dhe së fundmi edhe nga Sarkozy.
Ish presidenti Sarkozy ka patur një marrëdhënie jo shumë të lehtë me grupin e sigurisë. Dhe një rast delikat është edhe ai i muajit të kaluar gjatë gjyqit të vrasësit të Tolosës, Mohamed Merah.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore