Sofia Vergara, gati për martesë

Sofia Vergara, gati për martesë
Sofia Vergara dhe i dashuri i saj Nick Loeb e kanë çuar një hap përpara lidhjen e tyre, ata janë fejuar – shkruan US Weekly. Çifti, që është në lidhje që nga viti 2010, në muajin maj i patën dhënë fund lidhjes së tyre, mirëpo ata u pajtuan dhe vazhduan sërish së bashku. Vergara aktualisht ndodhet në Meksikë, ku së bashku me miqtë dhe familjarët po feston ditëlindjen e saj të 40-të. Sipas burimeve, pikërisht në këtë periudhë feste Loeb ia ka bërë edhe propozimin. Ata tashmë kanë filluar planet për martesë, mirëpo ende nuk është caktuar data. Kjo do të ishte martesa e dytë e aktores, e cila më parë ka qenë e martuar me Joe Gonzalez me të cilin ka djalin 20-vjeçar Manolo.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën