Ajo është një nga ikonat e bukurisë dhe kjo padyshim është mëse e dukshme sapo hedh sytë mbi aktoren Sofia Vergara.

Pasi foli së fundmi në media për format e saj trupore dhe u komentua shumë në rrjetet sociale, tanimë Sofia Vergara mëson se si ti bëni meshkujt për vete.

Ylli kolumbian ka lançuar parfumin e saj të parë, ndërsa ka premtuar se me përdorjen e këtij parfumi meshkujt vetvetiu do të ju vardisen.

sofia vergara

“Aroma e Orikdesë në përzierje me lulen kolumbiane është aq ekzotike sa nuk do të mund t’ja dilni dot me meshkujt që do ju vardisen”, ka thënë Vergara.

Parfumin e quajtur “Sofia” ajo e ka prezantuar në Rusi dhe u ka premtuar femrave se do të jenë seks bomba me përdorimin e tij.

(b.t/shqiptarja.com)