SOFT NEWS – Botërori i futbollit dhe Ebola çështjet më pikante në Facebook 2014


NJU JORK, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kampionati Botëror i Futbollit dhe epidemia e Ebolas kanë qenë çështjet e preferuara të përdoruesve të Facebook këtë vit në shkallë planeti, sipas një përmbledhjeje të publikuar sot nga rrjeti social.
Kampionati Botëror kryeson, i ndjekur nga Ebola, zgjedhjet presidenciale në Brazil që mundësuan rizgjedhjen e Dilma Rousseff në muajin tetor, vdekja e aktorit amerikan, Robin Williams dhe "Ice Bucket Challenge".
Kjo e fundit konsistonte në hedhjen e një kove me akull në kokë. Sfida u realizua nga një numër i konsiderueshëm njerëzish të njohur duke përfshirë dhe themeluesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.
Konflikti në Rripin e Gazës u rendit në vend të gjashtë, më pas kompania ajrore "Malaysia Airlines" (që humbi dy avionë këtë vit), Super Bowl dhe i riu me ngjyrë, Michael Brown, i cili u vra në muajin gusht në Ferguson nga një polic që u lirua menjëherë nga një gjykatë duke shkaktuar manifestime, shpeshherë të dhunshme në disa qytete të SHBA-së.
Kjo "Top 10? u mbyll me Lojërat Olimpike të Soçit.
Facebook është rrjeti më i madh social në botë me 1,3 miliardë përdorues të regjistruar deri në fund të muajit shtator./
/ec/  a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!