MOSKË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin, zakonisht shumë i fshehtë për jetën e tij private, ka habitur auditorin duke u shprehur se ishte i dashuruar, gjatë konferencës së përvitshme për shtyp.
Në prill të vitit 2013, ai njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja, Lioudmila, pas 30 viteve martesë.
Presidenti rus është pyetur nga një gazetare në konferencën e tij vjetore për shtyp nëse vazhdonte të ishte beqar. Putin ka preferuar t'i përgjigjet me një anektodë.
"Një mik evropian, një drejtues i lartë, më pyeti vitin e kaluar nëse isha i dashuruar?
E pyeta në çfarë kuptimi dhe ai më tha: "Nëse do dikë?"
Unë iu përgjigja po.
"Ai buzëqeshi dhe piu një gllënjkë vodka", vijoi Putin nën buzëqeshjet e gazetarëve duke shtuar se prej dashurisë që po përjeton ka ndryshuar.
"Çdo gjë shkon mirë, mos u shqetësoni", theksoi ai pa dhënë detaje për lidhjen e tij.
"Kam  marrëdhënie të mira me Lioudmila Alexandrovnan, (ish-bashkëshortja), miqësore dhe ne shihemi rregullisht", shtoi ai.
Presidenti rus zbulon shumë rrallë aspekte nga jeta e tij familjare dhe sentimentale dhe kjo çështje është një tabu për shtypin rus që flet shpeshherë për një marrëdhënie të tij me ish-kampionen olimpike të gjimnastikës ritmike dhe drejtoreshës të një grupi të njohur mediatik pro-Kremlinit, Alina Kabaeva./
/ec/