MOSKË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ - Qytetar rus që prej një viti e gjysmë për të shmangur taksat e larta franceze, aktori me famë botërore Gerard Depardieu do të hapë në muajin tetor një restorant në Moskë që do ta quajë "Gerard".
Kjo u njoftua nga vetë aktori në tabloidin "Komsomolskaia Pravda" ku vlerësoi edhe një herë meritën e Putinit.
"Shpresoj që do të hapim edhe në Shën Peterburg dhe në Saransk", shtoi ylli i kinemasë.
"Restoranti moskovit do të ofrojë një kuzhinë të thjeshtë, ashtu siç më pëlqen mua, pjata ruse dhe franceze", theksoi Depardieu.
Depardieu ka tashmë tre restorante në Paris, "Le Bien-Decide', "La Fontaine Gaillon" dhe "L'Ecaille de la Fontaine".
Aktori përmendi gjithashtu takimet me Putinin duke iu referuar veçanërisht asaj që i kishte treguar presidenti rus përsa i përket vuajtjes së familjes së tij gjatë rrethimit të Leningradit.
"Besoj tek politika e këtij njeriu, gjithçka që bën e bën për Rusinë", nënvizoi Depardieu./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com