Avioni i parë me energji diellore Solar Impulse u ul në Rabat të Marokut pasi u nis nga Madridi, duke shënuar etapën e dytë të fluturimit të tij dhe gjithçka deri tani ka qenë e suksesshme.

Solar Impulse është projektuar nga dy pilotë, Betrand Piccard, i cili e drejtoi avionin nga Spanja në Marok dhe zvicerani Andre Boschberg. Avioni ka madhësinë e një airbus A340 dhe ushqehet jo me karburant por nga 12.000 qeliza diellore që shndërrojnë në energji rrezet diellore për katër motorët e avionit.

Ky udhëtim provoi se energjia diellore është e mjaftueshme për të ushqyer avionin, madje edhe natën, kohë kur avionic u ul dje në Rabat.

Krijuesit e Solar Impulse kanë në plan të kryejnë një fluturim përreth botës në vitin 2014 me një model të përmirësuar të avionit me energji diellore.

(ep/shqiptarja.com)