Teheran, miliona njerëz i japin lamtumirën gjeneralit të vrarë, ofrohen 80 milion dollarë për 'kokën' e Trump

Një turmë oqeanike, e cila pushtoi të gjitha sheshet kryesore të Teheranit, i dha lamtumirën e fundit gjeneralit të Forcave Quds, Qassem Soleimani, i vrarë të premten e kaluar në një sulm amerikan në Bagdad.

Mbi trupin e Soleimanit, lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u lut mes lotësh dhe premtoi se SHBA do të përballen me një Vietnam të dytë.

Ceremonia e varrimit, i cili filloi nga universiteti i Teheranit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror i cili, në zi, foli për miliona njerëz që dolën në rrugë për të bërë homazhe për njeriun që quhet "dëshmori i dashur" dhe për të kërkuar hakmarrje duke hedhur parulla kundër Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Izraelit.

Funerali i Soleimanit, i cili filloi në Irak dhe kaloi nëpër disa qytete, do të përfundojë me varrosjen e gjeneralit në qytetin e tij të lindjes, Kerman. Gjatë ceremonisë në Teheran, flamujve amerikanë dhe izraelitë iu vunë zjarri dhe u shfaq imazhi i Presidentit Amerikan Donald Trump me një litar rreth qafës.

Manifestuesit kanë bërë thirrje që çdo iranian të jepte një dollar për të mbledhur një dhuratë prej 80 milion dollarësh për tja dhënë kujtdo që do të dorëzojë kokën e "burrit të çmendur me flokë të verdhë", duke aluduar për Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit.

Vrasja e gjeneralit iranian nuk është një lojë për vetë SHBA dhe Iranin.

Diplomacia evropiane e fibrilacionit lëshon thirrje për zhdukje të Iranit

Europa është e shqetësuar për situatën shpërthyese që është shfaqur në Gjirin Persik pas eleminimit të gjeneralit iranian.

Josep Borrel ka kërkuar të lehtësohet tensioni dhe i ka dërguar një mesazh në Twitter Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif duke e këshilluar Iranin të mos bëjë lëvizje të rrezikshme. Borreli gjithashtu ftoi Zarifin në Bruksel të diskutojë gjithashtu për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Teheranin.

Për Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar lufta nuk është në interes të askujt dhe palët duhet të ulin armët dhe të nisin dialogun.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:39
Gazeta në Izrael: Të tjerë lider ushtarak në shënjestër të SHBA

Disa ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, tabloidi  izraelit ‘Yediot Ahronot’ ka përmbledhur sot në një grafik, figurat që janë vënë në shënjestër për tu eleminuar nga SHBA.

Emrat e cituar janë në krye të organizatave terroriste mes të cilëve janë  Imad Mughnyeh (Hezbollah) dhe Mohammed Suleiman, një gjeneral sirian i përfshirë në ndërtimin e një reaktori bërthamor.

Lista përfshin edhe Hassan Nasrallah (Hezbollah), Sallah al-Aruri dhe Mohamed Deif (Hamas) dhe Ziad Nakhale, udhëheqës i Xhihadit Islam .

Ora 14:33
Vajza e Soleimanit: Hej Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve

Vajza e gjeneral Soleimanit, i vrarë të premten gjatë një sulmi amerikan me raketa, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të përballen me ditë të zeza për vrasjen.

“Hej, i çmenduri Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve. Mos mendo se me vrasjen e babait tim mori fund gjithçka”, tha ajo.

Kërcënimeve të Iranit, Presidenti amerikan iu përgjigj me një postim në Twitter.

“Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen shumë shpejt dhe ashpër në mënyrë disproporcionale”, shkroi Trump.

Një turmë oqeanike, e cila pushtoi të gjitha sheshet kryesore të Teheranit, i dha lamtumirën e fundit gjeneralit të Forcave Quds, Qassem Soleimani, i vrarë të premten e kaluar në një sulm amerikan në Bagdad.

Mbi trupin e Soleimanit, lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u lut mes lotësh dhe premtoi se SHBA do të përballen me një Vietnam të dytë.

Manifestuesit kanë bërë thirrje që çdo iranian të jepte një dollar për të mbledhur një dhuratë prej 80 milion dollarësh për tja dhënë kujtdo që do të dorëzojë kokën e "burrit të çmendur me flokë të verdhë", duke aluduar për Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit.

Ora 14:29
Vrasja e gjeneralit, reagon diplomacia europiane, Borrel: Irani të mos bëjë lëvizje të rrezikshme

Por Vrasja e gjeneralit iranian nuk është një lojë për vetë SHBA dhe Iranin.

Pas tre ditësh heshtjeje dhe deklarata të përgjithshme, ka nisur të shfaqet qëndrimi i parë i qartë europian mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas vrasjes nga ana e SHBA të gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Europa është e shqetësuar për situatën shpërthyese që është shfaqur në Gjirin Persik.

Josep Borrel ka kërkuar të lehtësohet tensioni dhe i ka dërguar një mesazh në Twitter Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif duke e këshilluar Iranin të mos bëjë lëvizje të rrezikshme. Borreli gjithashtu ftoi Zarifin në Bruksel të diskutojë gjithashtu për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Teheranin.

Për Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar lufta nuk është në interes të askujt dhe palët duhet të ulin armët dhe të nisin dialogun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja