Solidariteti i qytetarëve
i shpëton jetën 13 vjecarit

Solidariteti i qytetarëve <br />i shpëton jetën 13 vjecarit
Pas apelit në NEWS24 të familjarëve të 13-vjecarit, i cili rrezikonte jeten si pasoje e mungesës së gjakut, kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët janë paraqitur pranë qendrës së dhurimit të gjakut në Spitalin Ushtrak, duke dhurur gjak për 13 –vjeçarin.

“Unë kam një fëmijë bashkëmoshatar me Edisonin dhe e ndjeva veten në një moment sikur të iohte fëmija im. Ndoshta kontribuoj sadopak në rikthimin e tij në jetën e mëparshme, normale për këtë fëmijë”,- shprehet kreu i Komunës Qendër, Mallakastër Agron Kapllanaj.

“E pashë lajmërimin në televizor dhe erdha”,-deklaroi Isuf Sulaj, djaloshi i ri, i cili dhuroi gjak për Edisonin.

“Është një detyrë njerëzore, për këdo qoftë që e ndjen të detyrueshme nga ana morale për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetë. Unë uroj që djali të shërohet sa më shpejt”,- u shpreh kreu i Shoqatës së invalidëve të punës Abdullah Omuri.

Babai i 13-vjecarit, pas kontaktit me mjekët, të cilët mbajnë nën kontoll 13-vjecarin shprehet se gjedja e tij po përmirësohet.

“Mjekët japin shpresë. Ato kanë bërë të pamundurën. Qytetarët që më kanë ardhë në ndihmë dhe mjekët, Zoti i ndihmoftë”,- shprehet i mallëngjyer babai i 13-vjecarit, Can Camaj.

Sensibilizimi i qytetarëve për shpëtimin e jetës së 13-vjecarit ka qenë i madh. Për rreth 30 minuta në bankën e gjakut në Spitalin Ushtarak kanë dhuruar gjak 0 negativ, rreth 14 persona. Ndërkohë, që të tjerë prisnin në radhë për të kontribuar, por mjekët i kanë kthyer pas, pasi sipas tyre nevojat për gjak në ndihmë të 13-vjecarit ishin plotësuar. ah/Shqiptarja.com/Balkanweb/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza