Sollaku: Nishani po heq
kryeprokuroren kundër ligjit
Ish-Prokurori i Përgjithshëm i shkarkuar kohë më parë nga kjo mazhorancë qeverisëse shprehet se po shkelet Kushtetuta me ndërprerjen e mandatit të Kryeprokurores aktuale. Njëherësh ai thotë se mandati përfundon në maj të vitit 2013.
TIRANE- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i larguar nga detyra nga mazhoranca aktuale dhe me firmën e ish-Presidentit bamir Topi menjëherë sapo mori detyrën, ka komentuar procesin e largimit të Ina Ramës nga detyra e kreut të akuzës. Në një intervistë të shkurtër për gazetën "Shqiptarja.com" Sollaku është shprehur se debati në krye të herës s'ka lidhje me muajt që kanë mbetur nga mandati i Kryeprokurores aktuale Ina Rama, por me respektimin e Kushtetutës, e cila sipas tij, me ndryshimet e reja dhe hyrjen në fuqi të majit 2008 e çon mandatin e Kryeprokurores Ina Rama deri në maj të vitit të ardhshëm. Për të, është një ndërprerje mandati dhe po shkelet Kushtetuta e vendit, e cila nuk ka fuqi prapavepruese. Ndërkohë që në lidhje me emrin e ri që do të pasojë Ina Ramën në krye të organit të akuzës, Sollaku mendon se duke qënë se kandidatura për Prokuror të Përgjithshëm miratohet në Kuvend dhe kërkon shumicën e thjeshtë të koalicionit qeverisës rezulton se presidenti Bujar Nishani mund të mos e ketë kandidaturën që do të pasojë kreun aktual të Prokurorisë, për shkak ndoshta, sipas tij të mos rënies në një mendje të të gjithë aktorëve të koalicionit qeverisës dhe partive që e përbëjnë atë.
Çfarë mendoni për procedurën e shkarkimit të Ina Ramës dhe zëvendësimit të saj me një Prokuror të ri të Përgjithshëm?Debati në lidhje përsa më pyesni ka lidhje jo për faktin e qëndrimit katër apo pesë muaj në detyrë më tepër i Prokurores së Përgjithshme aktuale, por me respektimin e Kushtetutës dhe pavarësisë së institucioneve kushtetuese, ku çështja e mandatit është "thembra e akilit" e pavarësisë së tyre. Personalisht mendoj se 'de jure' nuk kemi të bëjmë me shkarkim, por me një procedurë zëvendësimi për shkak se Presidenti mendon se mandati 5 vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm ka përfunduar. Ndërsa 'de fakto' kemi një ndërprerje të mandatit para përfundimit të tij, që dë të thotë shkarkim pa procedurë dhe pa shkak, pra po shkelet Kushtetuta....
Pse është shkelur Kushtetuta...?Është më se e qartë që normat juridike s'kanë fuqi prapavepruese, me përjashtim të rasteve kur ligji apo Kushtetuta në mënyrë të shprehur theksojnë fuqinë prapavepruese. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk i dhanë fuqi prapavepruese normës juridike që kufizonte mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, çka do të thotë se afati 5 vjeçar duhet të fillojë të llogaritet nga momenti që ato ndryshime hynë në fuqi, domethënë që nga muaji maj 2008 dhe jo nga dita e fillimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Cili mendoni se mund të jetë kandidatura e radhës për të qënë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme...?Sipas Kushtetutes Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë çdo jurist që ka dhjetë vjetë eksperiencë pune në organet e drejtësisë, domethënë një jurist që ka punuar në operatorët e drejtësisë si në prokurori, gjykatë, avokati si dhe të jetë shquar për aftësi profesionale e figurë të pastër morale. Kjo është një kompetencë e Presidentit. Me sa duket edhe Presidenti nuk ka ndonjë kandidaturë deri tani, ndoshta për shkak të vështirësive të arritjes në një mëndje të partive që formojnë mazhorancën në Kuvend. Sipas Kushtetutës dekreti duhet të miratohet në Kuvend, duke u dhënë pëlqimi me një shumicë të thjeshtë, gjysma plus një e numrit të deputetëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47