Sollaku: Nisma e maxhorancës
kundra Spahiut, e pavlefshme

Sollaku: Nisma e maxhorancës<br />kundra Spahiut, e pavlefshme
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në një shfaqje për televizionin Vizion +, e cilëson si të pavlefshme nismën e maxhorances për te shkarkuar numrin 2 te KLD Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar.

“Nisma e maxhorancës për të shkarkuar nënkryetarin e KLD Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar është e pavlefshme” shprehet Sollaku.

Përkundër argumenteve të ofruara nga maxhoranca, Sollaku sqaron, se në rastin e Spahiut është KLD që merr vendim dhe jo parlamenti.

Për sa i përket 21 Janarit, Sollaku ka sqaruar se Prokuroria duhet te vazhdojë hetimet pavarësisht presioneve të politikes, duke shprehur rezerva për kërkesën e organit të akuzës për heqjen e imunitetit të 3 deputeteve socialistë, pa pasur prova për ta.

“Kryeministri Berisha duke deklaruar se ngjarjen e 21 Janarit do ta hetoje prokurori i ri, ka treguar arsyet pse këmbëngul për një president të maxhorancës, i cili në nëntor do të zgjedhë drejtuesin e organit të akuzës” tha Sollaku. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset