/ATSH/. - Ole Gunner Solskjær, ish-sulmuesi i Manchester United, ka folur mjaft pozitivisht per Louis Van Gaalin. Ai eshte shprehur se strategu holandez ka sjellë frymë të re në ekip dhe është trajneri i duhur për ta drejtuar skuadrën nga Old Trafford.

"Ai ka ka sjellë një frymë të freskët. Tifozët e lojtarët kishin nevojë për një personalitet të fortë si Van Gaal, qe synon të fitoje kampionatin", ka deklaruar norvegjezi për "Manchester Evening News".

"Unë mendoj se ky është mentaliteti i Man. United. Ne nuk duhet të flasim për të qenë të tretët ose të katërtët, por duhet të flasim për të fituar ligën", ka theksuar ish- menaxheri i Cardiffit.