Sondazh:50% e shqiptarëve s'duan
një partner Rom për fëmijët e tyre
Edhe pse vendi ynë ka ratifikuar një sërë konventash për të drejtat e njeriut, instituconet shqiptare janë ende shumë larg zbatimit të tyre për komunitetin rom, kjo, e vënë në dukje edhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë
Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetese, diskriminim dhe përjashtim social. Edhe pse vendi ynë ka ratifikuar një sërë konventash për të drejtat e njeriut, instituconet shqiptare janë ende shumë larg zbatimit të tyre për komunitetin rom, kjo, e vënë në dukje edhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë. Historia ka treguar që marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe romëve kanë qenë të largëta dhe të ftohta, duke i konsideruar ata si qytetarë të “dorës së dytë”. Por në ndryshim nga vende të tjera të Evropës, në Shqipëri nuk ka patur konflikte dhe persekutime raciale.
Për të kuptuar se cilat janë perceptimet e qytetarëve për komunitetin rom sot, Historia Ime ka zhvilluar një sondazh online. Sondazhi ka qendruar i hapur për 25 ditë dhe ka konsistuar në pyetje që lidhen me mënyrën e jetesës, edukimit dhe punësimit.
Ajo që bie në sy nga sondazhi, është se shqiptarët nuk e kanë aspak problem punësimin e një personi nga komuniteti rom apo edukimin e fëmijëve të tyre bashkë me ata romë, por kur bëhet fjalë për ta bërë pjesë të familjes, këtu janë përgjigjur “Nuk do të më pëlqente por do ta pranoja”.
Një tjetër e dhënë e sondazhit ku qytetarët duken të painformuar apo “të lëkundur”, është për diskriminim. Të pyetur nëse diskriminimi ndaj komunitetit rom ndodh pa arsye apo ata provokojnë me sjelljen e tyre, 29.03% e personave nuk kanë asnjë informacion dhe 27.96% e tyre mendojnë se romët provokojnë me sjelljen e tyre. Vetëm 43.01% e të anketuarve nuk janë dakord me këtë gjë.
Sondazhi është realizuar përmes Survey Monkey dhe nuk ka informacione të plota mbi backgroundin e personave të përgjigjur (moshë, gjini, arsim etj).
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55%
-
Jo
42.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 13983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06
-
Qëndroni larg problemeve që vijnë nga bota e punës...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
4 Tetor, 07:00
-
Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën
3 Tetor, 23:16
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46