Sondazhet: Trump një nga
liderët më pak popullorë në SHBA

Sondazhet: Trump një nga<br />liderët më pak popullorë në SHBA
Disa sondazhe të zhvilluara 3 ditë përpara se Donald Trump, të marrë kompetencat e plota presidenciale si president i SHBA-së, kanë nxjerrë përfundimin se ai do ta fillojë mandatin e tij 4 vjeçar si një nga liderët më pak popullorë prej dekadash në SHBA.

Sipas sondazheve të realizuar nga Washington Post dhe ABC News Poll, Trump është presidenti i zgjedhur më pak popullorë nga 7 presidentët e fundit.

Gjithashtu edhe një sondazh i bërë pak ditë më parë nga CNN, tregoi se votuesit amerikan kishin një mendim negativ për presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Nga ana tjetër, Trump u është përgjigjur përfundimeve të këtyre sondazheve nëpërmjet një statusi në Twitter se “Të njëjtit njerëz të cilët bënë sondazhet gjatë zgjedhjeve, kanë bërë edhe këto sondazhe dhe ashtu si në rastin e parë edhe tani janë të gabuar”.

Në sondazhin e CNN dhe ABC News, popullariteti i Trump ishte vetëm 40%, ndërkohë që për 7 presidentët e fundit, popullariteti i tyre përpara se të hunin në Shtëpinë e Bardhë ishte nga 56% deri në 79%.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës