Report TV solli sot sondazhin e dyte të realizuar nga instituti italian, 'Piepoli', mbi numrin e mandateve që partitë do të marrin në 7 qarqet më të mëdha në vend. Në të dhënat e institutit italian, vihet re se PS ka një trend rritje, PD ruan kutotat në shumicën e qarqeve, Shkodra, ‘zhduk’ të vegjlit, mbijeton vetëm LSI, kurse në Korcë rritet LSI dhe pëson rënie PD.
Krahasuar gjithmonë me mandatet e fituara në vitin 2013, “Piepoli” solli edhe parashikimet në rang kombëtar.
Ndërsa kane mbetur 12 ditë nga mbyllja e fushatës zgjedhore, 'Piepoli' dha përgjigjet se cila parti ka bërë fushatën më efikase, cila parti ka qenë më bindësja deri tani me premtimet elektorale.
Presidenti i Institutit ’Piepoli’, Roberto Baldassari bëri të ditur sot se, në këtë sondazh të radhës janë marrë në pyetje 1 mijë persona, ndryshe nga sondazhi i një javë më parë, ku u pyetën 800 persona. Në sondazhin e tretë do të pyeten 1 200 persona.
[gallery]22667[/gallery]
Mandatet per 7 Qarqet me te medha ne vend
1-Qarku i Fierit, PS 9-13 mandate, LSI 0-2, PD 3-5 mandate
Në qarkun e Fierit krahasuar me vitin 2013, bie në sy një rritje me numër mandatesh për deputetë tek PS dhe një rënie tek LSI e PDIU, por fiton terren PD. Spikatin LIBRA e FRD qe mund te rrembejne 0 ose 2 mandate.
2-Qarku i Vlores
PS në qarkun e Vlores sipas Piepoli, krahasuar me vitin 2013 fiton 8 deri në 10 deputetë ndërsa bie në sy LSI që mund të marrë 0 deri në 2 mandate, PD nga 3 qe mori ne vitin 2013, mund te marre 2-4 mandate. LIBRA e PDIU mund te fitojne gjithashtu nga 1 deputet.
3-Qarku i Durrësit
Rritet PS me disa mandate, kurse PD mbetet në të njëjtat kuota.
4-Qarku i Elbasanit
PS në qarkun e Elbasanit merr 7-9 mandate, LSI, 1 deri në 3, PD 3 deri në 4 mandate.
5-Qarku i Korçës/PD peson renie, rritet LSI
PS mund të marrë 2 mandate më shumë se në vitin 2013, LSI suprizon me 2 mandate më shumë se viti 2013, PD pëson rënie me 1 mandate.
6-Qarku i Shkodres
PD ruan kuotat qe ka mbajtur ne vitin 2013, PS nje rritje te ndjeshme me mundesi 2 mandate me shume, por vihet re nje humbje masive e partive te vogla, te cilat rezuktojne me numer mandatesh, zero.
7-Qarku i Tiranes
PS e PD ruajne kutotat si ne vitin 2013.
Mandatet qe marrin ne rang kombetar
Nese zgjedhjet do te ishin sot, 13 Qershor, kjo do te ishte shperndarja e mandateve mes partive ne rang kombetar.
Triumfon PS me 69-73 mandate deputeti, PD ruan kuotat, 41-45, LSI, 13-17, 1 mandat më shumë se viti 2013, PDIU 3-5, Libra 1-3, Sfida 1 mandat.
Piepoli dha përgjigjet se cila parti ka bërë fushatën më efikase, cila parti ka qenë më bindësja deri tani me premtimet elektorale.
1-Cila parti ka bërë fushatën elektorale më efikase?
Nga sondazhi i kryer rezuton se PS ka bërë fushatën elektorale më efikase deri tani, me 42%, ndërsa shumë parg me pikë renditet PD, me 25%. LSI e treta, me 8.1%, PDIU 2.9%, te fundit renditen LIBRA e PR.
2-Lufta ndaj drogës, korrupsionit e papunësisë/Cila parti ka qenë më bindëse në fushatë?
Më bindëse në premtimet për luftën kundër drogës, korrupsionit e papunësise në renditjen e sondazhit paraqitet PS, e dyta PD dhe e treta LSI.
Në sy bie përqindja konstante e cdo partie në premtimet përkatëse. Në tre shtyllat që shihni në tabelë, secila parti ka një konstante të njëjtë për këto 3 sfida, ato tregohen njësoj bindëse për secilën prej tyre.
Madje spikat fakti se dhe në luften kunder drogës që PD e ka trumbetuar dhe sulmuar PS me shumë, elektoratit i duket më bindëse PS ne këtë lufte, krahasuar me te djathtet qe jane shume poshte 42%, koeficient i besimit qe e fiton PS.
3-Reforma në Drejtësi, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Arsim, cila parti ka qenë më bindëse:
4-Ambienti, Turizmi, Integrimi, Cila parti ka qenë më bindëse me premtimet:
VIDEO-Sondazhi 'Piepoli' në rang kombëtar, parashikimi i rezlutatit dhe mandatet në 7 qarqe ( pjesa e 1 )
VIDEO-Sondazhi 'Piepoli' në rang kombëtar, parashikimi i rezlutatit dhe mandatet në 7 qarqe ( pjesa e 2 )