Ndërsa ministri që ka marrë më pak vota nga lexuesit e “Shqiptarja.com” është Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Ndërkaq, mes deputeteve, si më i angazhuar në Kuvend, është votuar deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me 567 vota.
Ndërkaq, deputeti Taulant Balla zë vendin e dytë mes deputetëve më të votuar nga lexuesit e “Shqiptarja.com” me 220 vota, i pasuar nga kryeministri Rama, i cili në kategorinë e votave për deputetët ka marrë 195 vota.
Më pas në renditje, sipas votave të dhëna nga lexuesit renditet ish-kryeministri Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike me 169 vota.
Ndërkaq në renditje vijon deputeti Alfred Peza me 166 vota, ndërsa mes deputetëve të LSI më i votuari është deputeti Përparim Spahiu me 112 vota.
Për 3 ditë, prej orës 16:00 të 11 shkurtit dhe deri në orën 20:00 të datës 14 shkurt, rreth 6 mijë votues kanë marrë pjesë në sondazhin e “Shqiptarja.com” me temë “Si po punojnë ministrat e deputetët?”, duke votuar ministrin që sipas tyre ka punuar më mirë në 150 ditët e para të qeverisjes PS-LSI, por edhe për deputetin më aktiv në Kuvend sipas mendimit të tyre.
(Në foto: Rezultatet pëfundimtare për ministrin më aktiv në sondazhin e "Shqiptarja.com")
Ky sondazh ka pasur si qëllim të testojë opinionin publik, si dhe mendimet e njerëzve mbi politikën, tashmë kur kanë kaluar 150 ditë nga momenti kur qeveria e koalicionit PS-LSI nisi mandatin qeverisës.
Mendimin që qytetarët kanë krijuar mbi punën e deritanishme të bërë nga ministrat, por edhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, e kanë përcjellë duke u bërë pjesë e këtij sondazhi.
Çdo qytetar dhe lexues i “Shqiptarja.com” me një klikim mbi emrin e një ministri apo deputeti ka bërë përzgjedhjen e tij, sipas gjykimit personal për punën e ministrave të qeverisë Rama-Meta në 150 ditë qeverisje. Si dhe kanë bërë përzgjedhjen e tyre mbi emrin e një deputeti sipas subjektit politik që ai përfaqëson, sa i takon impenjimit të tyre në përfaqësimin e interesave të zgjedhësve në Kuvendin e Shqipërisë.
(Në foto: Rezultatet pëfundimtare për deputetin më të votuar në sondazhin e "Shqiptarja.com")
Vlen të theksohet se në sondazhin “Si po punojnë ministrat dhe deputetet” e publikuar në faqen online të “Shqiptarja.com”, çdo vizitues mund të votonte vetëm një herë për një anëtar të qeverisë dhe vetëm një herë për një deputet.
Ky sondazh vlen si një tregues i përgjithshëm i perceptimit të qytetarëve lidhur me punën e ministrave dhe impenjimit të 140 parlamentarëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke pasur si bazë gjykimin dhe vlerësimin personal të lexuesve të “Shqiptarja.com”. Për këtë fakt vlen të theksohet se ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore, pasi nuk është kryer mbi një kampion të seleksionuar votuesish.
JA REZULATET E SONDAZHIT NE "SHQIPTARJA.COM"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)