PARIS- Më tepër se dy francezë në tre ose 68 për qind janë kundër angazhimit ushtarak të Francës në Siri në rast të një ndërhyrje të armatosur ndërkombëtare, sipas një sondazhi nga Instituti "Ifop" për të përditshmen vendase "Le Figaro", të publikuar sot.

Pyetjes "A do të ishit ju pro apo kundër ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Siri?", 64 për qind e personave të pyetur janë shprehur kundër dhe vetëm 36 për qind e mbështesin atë.

Pyetjes "në rast të një ndërhyrje të tillë, a do të ishit në favor të një angazhimi ushtarak të Francës?", 68 për qind e tyre janë përgjigjur "jo". 

Vetëm 32 për qind janë në favor të angazhimit të Francës, ndërsa Parisi mbetet përkrahësi më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një ndërhyrje ushtarake në Siri.

(sg/ata/shqiptarja.com)