Në fakt sipas sondazhit, më 1 mars rezulton se qendra e djathtë do të marrë nga 269 deri në 299 mandate, ndërsa qendra e majtë që qeveris aktualisht vendin, 124-155 mandate.
E majta italiane, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Matteo Renzit ka pësuar një rënie të ndjeshme në pëlqime.
Ndërkohë që mbetet një faktor përcaktues partia Pesë Yjet, e udhëhequr nga Luigi Di Maio.
Lëvizja Pesë Yjet mund të marrë 156 deri në 186 mandate, por kjo forcë politike është e paparashikueshme për ta llogaritur si forcë e mundshme qeverisëse, për faktin se deri tani nuk ka pranuar të bëjë asnjë koalicion me forcat tradicionale politike dhe pse në zgjedhjet e fundit parlamentare u shpall si forca e parë politike.
Megjithatë kjo nuk i jep gjithsesi garancinë për të qeverisur Italinë ish-kryeministrit, pasi sipas sondazhit i mungojnë edhe 17 mandate pë një siguri të tillë.
Vlen të theksohet se Silvio Belruskoni është i dënuar përjetësoisht me ushtrimin e funksioneve publike për shkak të një dënhimi penal për mospagim taksash, por tashmë ai e ka çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe është në pritje të një vendimi.

Projeksioni i fundit që e nxjerr qendrën e djathtë në epërsi dërrmuese
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









