Sondazhi global tregon se 74% e njerëzve janë të gatshëm të bëjnë vaksinë antiCovid

Sondazhi global tregon se 74% e njerëzve janë të gatshëm të bëjnë vaksinë antiCovid

Rreth tre të katërtat e njerëzve të anketuar në të gjithë botën thonë se janë të gatshëm të bëjnë vaksinë antiCovid

Sipas sondazheve të kryera nga ‘Ipsos’ për Forumin Ekonomik Botëror, i cili anketoi 200 mijë persona në 27 vende të botës, dhe sipas të dhënave të grumbulluara, ajo pritet me më shumë entuziazëm në Kinë dhe më pak në Rusi

Sondazhi tregoi se :

74% e të gjithë të rriturve të anketuar janë të gatshëm të vaksinohen me antiCovid.

Kina kishte mbështetjen më të lartë për vaksinimin, me 97% të të anketuarve

Rusët treguan interesin më të vogël, me vetëm 54% që thanë se do të dëshironin të vaksinoheshin

67% e amerikanëve thanë se do të merrnin vaksinën ndërsa 33% shprehën pak ose aspak interes. Nga ata që thanë se do të refuzonin, 60% u shprehën se efektet anësore ishin shqetësimi i tyre më i madh dhe 37% thanë se nuk mendonin se vaksona do të ishte efektive.

Vetëm 40% e të gjithë të anketuarve presin që një vaksinë të jetë në dispozicion këtë vit.

Ekspertët disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre semë shumë se një e katërta e njerëzve në të gjithë botën nuk do të merrnin vaksinën.

"Mungesa prej 26% e besimit të vaksinave është mjaft e konsiderueshme për të komprometuar efektivitetin e përdorimit të një vaksine Covid-19", tha  Arnaud Bernaert, Shef i Formësimit të Ardhmërisë së Shëndetit në Forumin Ekonomik Botëror.

Ndërkohë Kanadaja ka siguruar deri në 190 milion doza të vaksinave të mundshme Covid-19, pasi ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme farmaceutike si Novavax dhe Johnson & Johnson.
Kryeministri, Justin Trudeau, shpjegoi në një konferencë shtypi në Otava se Kanadaja - popullsia e së cilës është 37.6 milion - ka mbyllur marrëveshje për 76 milion doza të vaksinës që Novavax po zhvillon; 56 milion, nga Moderna; 38 milion, nga Johnson & Johnson; dhe 20 milion nga Pfizer.

"Marrëveshjet tona me Pfizer, Moderna, Novavax dhe Johnson & Johnson do t'i japin Kanadasë të paktën 88 milion doza me mundësinë e marrjes së dhjetëra miliona më shumë," tha Trudeau. Kryeministri Kanadez vuri në dukje se sapo një prej vaksinave të provohet të jetë efektive, ajo do të prodhohet dhe shpërndahet në vend.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja