Sondazhi i DHAT: Klima e biznesit
e përkeqësuar, shqetësim korrupsioni

Sondazhi i DHAT: Klima e biznesit<br />e përkeqësuar, shqetësim korrupsioni
Në vitin 2015, klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kryer një sondazh me bizneset anëtare, të cilët janë përgjigjur se është rritur niveli i korrupsionit, i problemeve që kanë të bëjnë me monopolet e konkurrencën e pandershme, por edhe me shqetësimet që sjell klima e brendshme politike.
 
Në parathënien e raportit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindje të Indeksit të Biznesit.
 
Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94Unë jam i inkuarajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që ABI do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se miratimi me sukses dhe zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor, një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe lufta e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit do të bëjnë që ABI të ketë një rritje edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm”- shkruan Lu.

lu

Drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Michael Crawford, tha gjatë publikimit të raportit se bizneset janë shprehur optimiste për klimën e biznesit në vitin 1016.

Të pranishëm gjatë prezantimit të raportit, Ministri i Financave Ahmetaj, dhe ajo e ekonomisë, Ekonomi, thanë se ka një disbalancë mes treguesve të përmirësuar ekonomikë dhe perceptimit të bizneseve. 

"Detyrë e qeverisë është për të bërë të mundur transmetimin e ecurisë pozitive të ekonomisë", tha Ahmetaj. 

"Unë besoj se komunikimi ynë do të vazhdojë. Ju do të shikoni reformën në fushën e financave e tëë taksave dhe Ministria e Ekonomisë do të jetë në krah të këtyre reformave", u shpreh Ekonomi. 

Zëvendës ambasadori amerikan David Muniz, e lidhi klimën e biznesit me problemet që vijnë nga sistemi gjyqësor. Ai e përkufizoi reformën në drejtësi me rëndësi thelbësore në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
 
“Investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur. Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane kanë bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime, sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”, ka deklaruar Muniz. 

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj në prezantimin e Indeksit të klimës së biznesit nga DHAT

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së