TIRANE - Në prag të zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri, Instituti Italian “Piepoli” parashikon fitues koalicionin e majtë me 49 %, krahasuar me koalicionin e djathtë në 40%.

Gjatë muajit prill të këtij viti, Instituti “Piepoli”, një kompani lider në Itali për furnizimin e publikut dhe tregut me studime të ndryshme, ka intervistuar 1651 qytetarë shqiptarë në të gjithë vendin, rezultatet e të cilit janë publikuar nga televizioni "Vizion Plus".

Ajo që vlen për t’u theksuar është se sondazhi është realizuar përmes intervistash të drejtëpërdrejta, dhe ku marzhi i gabimit është vetëm 3 për qind. Intervistat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe preferencën e tyre janë bërë në mënyrë, duke i pyetur njëkohësisht qytetarët edhe në lidhje me vlerësimin e tyre për situatën ekonomike në vend.


grupmoshat ne sondazh

Sondazhi tregon se 67 % e të intervistuarve do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 Qershorit, ndërkohë që 7 janë të pavendosur, ndërsa 24 % thonë se nuk do të votojnë.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga intervistat e drejtpërdrejta me qytetarët Shqiptarë, Instituti “Piepoli” në shifrat e publikuara tregon se fitues i zgjedhjeve parlamentare rezulton Koalicioni i majtë me 49 %.

Ndërkaq sipas ndasive partiake, sondazhi i bërë para publikimit të listave, nxjerr fituese të 23 Qershorit, Partinë Socialiste me 40 %, e ndjekur nga Partia Demokratike me 35 %.

Sondazhi tregon se LSI merr votat e qytetarëve në 6 %, e ndjekur (si epavarur) nga FRD me 6% dhe AK me 5 %.

sondazhi sipas partive

Për realizimin e këtij sondazhi dhe publikimin e rezultateve, Instituti “Piepoli” parashikon një marzh gabimi në nivelin 3 %. Ndërkohë që në intervistë kanë marrë pjesë të gjitha grupmoshat me të drejtë vota dhe pa dallim gjinie.

Instituti Piepoli do realizojë nga tani e deri në qërshor 3 herë kërkime mbi këto çështje. Sondazhi ka pyetur shqiptarët se si e vlerësojnë punën e qeverisë aktuale. Si konkluzion thuhet se shumica janë të pakënaqur me punën e ekzekutivit shqiptar. 60% mendojnë se qeveria s’po shkon në drejtimin e duhur. Të pasigurt nëse po bëhen hapa pozitive janë 17 për qind e të intervistuarve. Të kënaqur janë 7 për qind. Ndërsa 16 për qind e tyre nuk kanë një opinion. Ndërkohë që një tjetër pikë e sondazhit që është jetesa në Shqipëri, sjell rezultate pesimiste. 32% e të anketuarve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq, ndërsa 29 për qind janë përgjigjur se jetohet shumë keq. Më optimist, janë 17 për qind e shqiptarëve që flasin për një jetesë të mirë. Ndërsa 7 për qind jetojnë shumë mirë. Ndërsa 16 për qind e të anketuarve nuk kanë një opinion mbi këtë pyetje. Instituti Piepoli ka marrë opinionet e shqiptarëve dhe mbi ekonominë e këtij viti krahasuar me një vit më parë, ku më shumë se gjysma, 53 për qind e tyre mendojnë se 2012-ta ka qënë vit më i keq se 2011-ta. Për 16 për qind ka qënë njësoj, për 19 për qind më i mirë, ndërsa 22 për qind nuk kanë një opinion. Në këtë mënyrë shqiptarët duket që janë të pakënaur jo vetëm nga ekonomia, por dhe nga qeverisja, duke e përkthyer këtë në mbështetje për opozitën.

Rezultatet e Sondazhit të Institutit Italian Piepoli

Nëse votohej sot

Koalicioni i majtë
PS 40% të votave
LSI 6% të votave
Të tjera 3% të votave
Koalicioni: 49% të votave

Koalicioni i Djathtë
PD 35% të votave
PR 2% të votave
Të tjera 3% të votave
Koalicioni: 40% të votave

Jashtë koalicioneve
FRD 6% të votave
AK 5% të votave

Puna e qeverisë
Jo në drejtimin e duhur 60%
Të pasigurt janë 17%
Të kënaqur janë 7%
Pa opinion janë 16%

Jetesa në Shqipëri
Jetohet keq 32%
Jetohet shumë keq 29%
Jetohet mirë 17%
Jetohet shumë mirë 7%

Vlerësimi për Ekonominë
Viti i fundit më keq 53%
Kanë qënë njësoj 16%
Ka qënë më mirë 19%
Skanë opinion 22%

Lajmi u perditesua)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)