TIRANE- Shqiptarët nuk kanë besim te vota, nuk besojnë tek politika dhe e fajsojnë atë për të gjitha anomalitë që kanë ndodhur në Shqipëri në këto vite. Edhe pse bien dakord se politika ka ndikim shumë të madh në jetën e tyre të përditshme, ata ndihen të distancuar nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, shfaqin pakënaqësi të theksuara për ndërveprimin e kufizuar me ta pas mbarimit të fushatave elektorale.

Ata mendojnë se politikanët asnjëherë s'kanë treguar interes të sinqertë për problemet e përditshme të qytetarëve dhe pothuajse gjithmonë i kanë zhgënjyer në mbajtjen e premtimeve elektorale. Hulumtimi i NDI ka si qëllim të identifikojë shqetësimet e qytetarëve e t'ua përcjellë ato liderëve politikë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 23 Qershor në mënyrë që t'i ndihmojë në hartimin e politikave dhe të platformave që i përgjigjen nevojave të votuesve.
Shkrimin lexojeni ne shqiptarja.com (print)