TIRANE - Nëse shqiptarët do të votonin sot, koalicioni i majtë do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit me një shumicë prej 51%, i pasuar nga koalicioni i djathtë me 42, 5 % të votave.
Ky është përfundimi i sondazhit të tretë të institutit italian “Piepoli”, publikuar nga “Vizion Plus”. Sipas sondazhit, nëse do t’i llogarisnim veç e veç, PS-ja do të merrte pa ndihmën e aleatëve, 42,5 % votave, ndjekur nga PD-ja që individualisht do të merrte 38 % të tyre.

Si forcë e tretë, duke mos e llogaritur në koalicion, të anketuarit konfirmojnë LSI-në me 5,5 % të votave, ndërsa më pas, FRD-në me 3,5 % të tyre. Më pas vijnë PR e PDIU me nga 1.5 përqind të votave.
Aleanca Kuqezi, sipas 1 mijë të intervistuarve në mënyrë rastësore, merr 2,5 % të votave të shqiptarëve nëse votimi do të kryhej deri më 13 qershor.
E përkthyer në mandatë, koalicioni i djathtë merr 66 mandate. PD merr 62 mandate, PR merr 1 mandat, kurse PDIU merr 3 mandate. Koalicioni i majtë merr 73 mandate. PS merr 66 mandate, LSI merr 9 mandate dhe një mandat shkon për një tjetër parti të opozitës. FRD merr një mandat kurse AK nuk merr asnjë mandat. Sa i përket qarkut të Tiranës, koalicioni i djathtë merr 42 përqind të votave, ose 14 mandate. Nga këto, 13 mandate i ka PD, 1 PDIU. Kurse koalicioni i majtë merr në qarkun e Tiranës 51.5 përqind të votave ose 17 vende në Kuvend. Nga këto, 15 mandate janë për PD-në dhe 2 për LSI-në. FRD-ja merr një mandat në Tiranë.
Po të bëjmë një krahasim nga prilli 2013 me muajin maj e deri më 13 qershor, vihet re një tendencë rritjeje e simpatizantëve, jo vetëm të majtë, por edhe të djathtë, fakt i shpjeguar ky me ndryshimin e bindjeve ndaj forcave dytësore politike. Në këtë sondazh vihet re një rritje e jashtëzakonshme e mbështetjes për LSI e rënie e koalicionit të djathtë.

SONDAZHI
Ky është sondazhi i tretë i institutit italian “Piepoli”. Dokumenti ilustron rezultatet e sondazhit të tretë, që është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike në të gjithë territorin kombëtar,
dhe rezultatet janë publikuar në Vizion Plus.
Fillimisht, ata janë pyetur se si e imagjinojnë Shqipërinë pas 5 vitesh. Shumica e shqiptarëve thonë se vendi do të jetë më mirë, kurse pakica mendojnë se gjërat nuk do ndryshojnë. Të pyeturit mendojnë se më shumë do përmirësohet mënyra e jetesës, ndërkohë më pak besojnë se do përmirësohet mundësia për të gjetur punë.
Sa i përket papunësisë, 43 përqind e shqiptarëve mendojnë se ajo do rritet vitin që vjen, ndërkohë që 38 përqind thonë se do ulet. Ndërsa 41 përqind mendojnë se vitin që vjen do ketë prosperitet ekonomik, kurse 34% thonë se do ketë vështirësi ekonomike. 71 përqind e të pyeturve thonë se lideri që kanë zgjedhur të votojnë i përmbush këto cilësi.
Ndërkohë shqiptarët besojnë më shumë tek mësuesit, që janë në krye të listës së besueshmërisë me 64 përqind. Më pas vijnë gazetarët me 59 përqind, liderët e komuniteteve fetare me 53 përqind dhe forcat e rendit me 51 përqind. Në fund të listës janë gjykatat me 28 përqind, politika me 26 përqind dhe sindikatat me 18 përqind.
Të pyetur se cilat kategori personash kanë më shumë pushtet në Shqipëri, 86 %thonë politikanët. Të dytët në listë me vetëm 16% janë investitorët, në vend të tretë me 9% janë avokatët. Të pyetur se çfarë karakteristikash duhet të ketë një politikan, të parën ndershmërinë.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

i fiton zgjedhjet me 51% PDF">