Sonetet e Shekspirit ngjiten në skenën e teatrit të Vlorës

Sonetet e Shekspirit ngjitet në skenën e Teatrit “Petro Marko”. Veprat e jashtëzakonshme, që mbartin mesazhet për jetën, filozofinë e dashurinë, u sollën mjeshtërisht në një shfaqje me regji të Kristaq Skramit e nën interpretimin e aktorëve Astrit Mamaj, Margent Caushi, Alba Shtëmbari dhe Loris Sinanaj.

Çdo sonet është konceptuar si një lëvizje e vazhdueshme dramatike që mund të shihet përmes mesazhit moral, shpirtëror dhe filozofik, në të cilin na tregon kohëzgjatjen e shkurtër të jetës njerëzore dhe nevojën për ta shfrytëzuar atë sa më shumë.

Kjo mbrëmje magjike u shoqërua me një muzikë të kompozitorit të njohur, Aulon Naci.

Interpretimet u shoqëruan me duartrokitjet e vazhdueshme në kor të art-dashësve që kishin mbushur sallën e teatrit.

Sonetet e William Shakespeare do të shfaqet edhe mbrëmjen e te dielës në Skenën e teatrit Petro Marko.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë