Soni dhe Mirko martohen, shkëmbejnë unazat  në publik

Soni dhe Mirko martohen, shkëmbejnë unazat  në publik
Këngëtarja e njohur Soni Malaj prej kohësh ka gjetur dashurinë e jetës së saj, balerinin italian Mirko.
Të dy   prej disa kohësh janë bërë edhe prindër të një vajze të bukur që e kanë pagëzuar me emrin Anna.

Megjithatë çifti nuk kishte bërë cermoninë klasike të martesës, ku nusja sigurisht vishet me fustan të bardhë,
e ku të dy  betohen për dashuri “deri sa vdekja t’i ndajë”…

Kjo nuk kishte ndodhur deri të hënën e kësaj jave,
sepse çifti simpatik kishte planifikuar një martesë tërësisht origjinale.
Një nga ato ceremoni që nuk të ndodh ta shohësh shpesh tek personazhet e njohur shqiptarë.































Pikërisht në sfilatën e përvitshme të“Geraldina Sposa”, çifti shkëmbeu unazat në prani të përfaqësues së Bashkisë së Tiranës
Soni elegante dhe sharmante dhe Mirko po aq elegant e i hijshëm,
një çift mjaft i bukur, i cili eklipsoi gjithë sallën. Të dy dukeshin të emocionuar, por ama shumë të lumtur.

Pyetjes se a e pranon si gruan tënde të ligjshme Sonin, Mirko nuk iu përgjigj me Po,
por me një fjalë shqip “Me gjithë zemër”. Pas shkëmbimit të puthjes dhe sfilatës
çifti kaloi në pasarelë edhe njëherë, e pastaj ashtu siç e do zakoni,
dhëndërri e rrëmbeu nusen në krahë.

Ajo që mbeti pas ishin emocione të bukura, e diku edhe ndonjë lot gëzimi,
si ata që i rrëshkitën nuses së nderit nga lumturia.







































(J.H/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente