Sonila Alushi: 150 mijë shqiptarë 
votojnë në Itali, një pjesë ekstremin e djathtë 

Sonila Alushi: 150 mijë shqiptarë <br />votojnë në Itali, një pjesë ekstremin e djathtë <br>
Një një lidhje me Skype për edicionin e lajmeve në Report TV, Sonila Alushi Presidente e Fondacionit Migra dhe gazetare e Albania News, nga Bergamo komentoi zgjedhjet në Itali.

Zonja Alushi, ju jeni një emër i njohur për komunitetin shqiptar në Itali dhe njohëse e mirë e zhvillimeve në këtë komunitet. Sot në garë për tu bërë deputet janë edhe 4 kandidatët shqiptarë. Çdo të thotë kjo për politikën italiane e në veçanti për komunitetin shqiptar atje?
Për komunitetin shqiptar është një shenjë e integrimit, kjo është një shënjë shumë pozitive, ne jemi në një fazë shumë të mirë integrimi. Fakti që 4 kanditatë shqiptarë marrin pjesë në politiken italiane do të thotë qe ne kemi hyrë në një fazë të rë që është ajo e pjesëmarrjes totale në vend dhe në popullësine italiane. Fakti që na janë hapur dyert, fakti që na kërkohet pjesëmarrja sidomos nga pjesa e majtë e politikës italiane, është diçka shumë pozitive. Ne kemi nevojë për përfaqësi, kemi nevojë për të thënë tonën në një vend ku ne jetojmë dhe paguajmë taksat dhe kontribuojmë prej vitesh.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 orë nga mbyllja e qendrave të votimit si është pjesëmarrja deri më tani?
Pjesëmarrja është shumë e mire, deri në orën 12 kemi numrat e fundit, dhe flitet që ka një pjesëmarrje më shumë se 20%. Mbase dhe fakti që është e dielë, mbase dhe fakti këto kohet ë fundit që ka pasur një seri krizash politike dhe sociale kjo ka bërë që të ketë shumë pjesëmarrje. Munda ta vërtetoj vete, sepse kur shkova të votoj gjeta një radhë shumë të madhe njerëzish, afluenca është shumë e mirë këtë vit.

Sipash jush kujt force politike duhet tija besojnë italianët votën e tyre dhe pse? A mendoni se koalicioni qendrës së djathtë, i cili udhëhiqet nga Silvio Berlusconi, do të jetë forca e parë në vend siç edhe e nxjerrin sondazhet?

Ky është një opinion personal, unë kam ide të majta sepse janë ide sociale, por mbi të gjitha kam ide të majta në Itali sepse jam një emigrante, pavarësisht se sot jam pjesë e popullësisë italianë, kam një histori prej emigranti dhe ne gjithmonë na është gjendur më afër e majta e cila ka bërë politikat më të përshtatshme për emigranët dhe për gjithë pjesën e popullsisë le të themi më të dobët në Itali. Kështu që unë mendoj politikat e majta janë politikat e duhura, sidomos në një moment historik që po jeton Europa sot, ku e djathta ekstreme po merr shumë elektorat edhe kjo është dicka që unë e konsideroj të rrezikshmë. Me gjithë të difektet e të majtës, e majta njihet që ka polemika të brendshmë të hershme edhe fakti që nuk ka nje koalicion kaq të mirë që ka e djathta sot tregon që ka nuk ka ate bashkinë që duhet të ketë. Gjithsesi mendoj se duhet të orientohemi nga e majta.

Ju jeni një njohëse e mirë e komunitetit shqiptarë atje siç edhe e theksuam në fillim. Nga bisedat qe keni patur me miqtë tuaj. Për cilën forcë politike ka shkuar vota e shqiptarëve me drejtë për të votuar?
Për fat të keq sondazhet e gjithë këtyre ditëve kanë dhënë këtë lajm, është shumë e mundur sidomos pas kohëve të fundit që e djathta ekstreme, Liga e Veriut ka filluar të bëjë një fushatë kundër emigrantëve, dhe ka hequr nga titulli “Veriu” dhe ka lënë vetëm Liga, kjo sepse ka dashur të fitojë elektoratin e jugut. Ndërkohë që deri dje ka bërë një politikë komplet jugut të Italisë, domthënë ka ndërruar mënyrën e të folurit të elektoratit. Kjo ka bërë që Liga e Veriut të marri shumë elektorat edhe në jug. Është një pjesë e jugut, në Itali konsiderohet akoma e pa fokusuar le të themi, nuk dihet se si do të votojnë, por frika është që do të votojnë në të djathtë. Ky është rreziku sot, dhe ka shumë mundësi që e djathta merr koalicionin e gjëra që ka bërë. Ka shumë mundësi të fitojë. Nuk do të ketë një mazhorancë absolute, sepse ligji i ri nuk e lejon, por ka shumë mundësi të jetë forca e parë në vend.

Nga programet elektorale të partive polikë. Cili ka qenë më afër interesave të emigrantëve jo vetëm atyre shqiptare?
Ne kemi pothuaj 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote, ndërkohë që 200 mijë në total janë më nënshtëtësi italiane, por votues kemi rreth 150 mijë, dhe ky është një numër i konsiderueshëm. Përsa e kam studiuar këto kohët e fundit elektoratin shqiptar, kam parë një ndarje të theksuar midis të majtës dhe të djathtës, gjë që le të themi më ka zhgënjyer pak sepse kam dashur gjithmonë që të votohet në anën e majtë, jo vetëm sepse është e majtë por sepse gjithmonë ka qënë më afër politikave të emigrantëve, ka qënë më afër nesh. Do kisha dashur vërtëtë që shqiptarët të orientoheshin në të majtë  duke mos harruar historine e emigrimit që ne kemi. Dhe faktin që kemi pasur mundësi të bëjmë një rrugëtim dhe falë politikave të majta. Por kam vënë re që ka një pjesë me të djathtën dhe më të djathtën ekstreme. Kjo është edhe shenjë integrimi, kjo do të thotë që ndjehemi italianë, ose më mirë shënjë asimilimi, sepse integrimi është tjetër gjë. Të ndjehesh italian deri në atë pikë sa të mbrosh Italinë nga një pjesë e dobët, nga emigrantët që po vijnë sot nga Afrika. Por është edhe sepse këto kohët e fundit e djathta ekstreme ka insistuar shumë mbi frikën ndaj emigrantëve afrikanë. Kjo ka bërë që një pjesë e emigrantëve shqiptarë të kenë tëndeca të djathta ekstreme për fat të keq.
 

Nga programet elektorale të partive politike, ju thatë që majta ka qënë pranë emigrantëve. A mund të themi që ka qënë me pranë popullsive të tjera të cilat janë në Itali përveç emigrantëve shqiptarë?
Po patjetër, gjithmonë politikat për emigrantët janë politika për emigrantët në përgjithësi, jo duke i ndarë në komunitete të ndryshme. Historikisht e majta ka bërë politikat më pozitive, jo vetëm ndaj emigrantëve por edhe ndaj shtresave të popullsisë me të dobta, dhe ka bërë ligje civile shumë interesante, pavarësisht se vitet e fundit kanë qënë vite krize, dhe pavarësisht skandaleve që kanë ndodhur sidomos për faktin ish-kryeministri Matteo Renzi ka përqëndruar çdo gje mbi personin, ka pasur një politikë të gabuar që i ka prishur punë të majtës. Gjithsesi e majta ka punuar mirë, ka bërë ligje interesante si ligji i biotestamentit, kundër shfrytëzimit të emigrantëve,kundër torturave, kundër dhunës ndaj gruas, ka propozuar ligjet për fëmijët e emigrantëve që lindnin në Itali, që të bëheshin qytetarë italianë, pavarësisht se nuk u aprovua.


e.gj/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër