Sonte, banorë të rinj në shtëpi

Sonte, banorë të rinj në shtëpi
Reality shoë Big Brother Albania i cili startoi të shtunën e 18 shkurtit, do të sjellë sot në mbrëmje të tjera surpriza për publikun.
Shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i shtohen edhe disa banorë të rinj. Javën e kaluar dominuan meshkujt në shtëpi, ndërkohë që këtë sot raportet do të ndryshojnë. Ashtu siç kishin premtuar organizatorët e BB, kanë vendosur të ruajnë balancat mes meshkujve dhe femrave, duke bërë që gjatë spektaklit të sotëm të hyjnë më shumë konkurrente femra.
Burime nga Big Brother na bëjnë me dije se do të jenë femrat ato që do të dominojnë më tepër mbrëmjen e sotme, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe një modele.
Reality shoë më i famshëm dhe i dashur për shqiptarët çeli dyert për 15 banorë, 9 djem e 6 vajza. Në këtë edicion të pestë autorët garantojnë shumë surpriza, karaktere të ndryshme, si dhe përballje të forta. Rrugëtimi i tyre do të jetë I gjatë. Për rreth 100 ditë sfida do të vazhdojë drejt finales së madhe, drejt çmimit të madh prej 100 milionë lekësh, shifër që do të ndryshojë jetën e njërit prej banorëve.
Organizatorët e BB, kanë bërë me dije se banorët që prekën të shtunën e kaluar shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk janë konkurrentët përfundimtarë, dhe në javët në vijim do të ketë vazhdimisht ndryshime. Ata janë në fazë prove ditë pas dite. Ndërkohë 3 konkurrentët meshkuj Ermali, Elvisi dhe Meti janë në dorën e Gentës, e cila do të përzgjedhë 2 prej tyre për të vazhduar garën brenda shtëpisë. Këtë javë djemtë i kanë kushtuar një pjesë të madhe të kohës, për shkak të provës që “Vëllai i Madh” i ka dhënë atyre për qëndrueshmërinë në shtëpi.
Prova e tyre konsistonte në disa detyra karshi Gentës, duke nisur me 5 komplimenta secili , leksione modelingu dhe noti, gatime speciale, masazhe si dhe realizimin të një seti fotografik. Fjalën e fundit për largimin e një prej djemëve nga Big Brother e ka vajza nga Devolli, vendim që pritet
të jepet gjatë mbrëmjes së spektaklit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane