Në Baku të Azerbajxhanit çdo gjë është gati për finalen e madhe të këtij edicioni të Europa League ku përballë janë ekipet londineze Chelsea e Arsenal. Duke nisur nga ora 21:00 skuadrat do të luftojnë për trofeun prestigjoz ndërsa Arsenal ka edhe një motivim më shumë pasi fitimi i Kupës e dërgon edhe në Champions.
Tek Chelsea Kante është ende në dyshim ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Në stërvitje ka pasur përplasje mes David Luiz e Higuain gjë që kë nervozuar trajnerin Maurizio Sarri i cili vlerëson dyshen sulmuese të topçinjve dhe thotë:” Finalja është shumë e rëndësishme për ne pasi duam të fitojmë një trofe”.
Nëse Kante nuk ia del vendin e tij do ta zërë Kovacic ndërsa në sulm do luajnë Hazard,Pedro e Giroud.Arsenali kurrë nuk e ka fituar Europa Leaguen por në drejtim ka një ekspert të këtij kompeticioni si Unai Emery.Skuadra është e plotë dhe titullar priten dy futbollistët me origjinë shqiptare Mustafi e Granit Xhaka. Në sulm është dyshja e frikshme Aubameyang e Lacazette.
”Të fitojmë këtë takim na lejon të kemi një trofe më shumë në palmaresin tonë por mbi të gjitha na kalon në Champions. Është e bukur të jetojmë një moment të tillë dhe lojtarëve u them ta shijojnë dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe tifozët tanë” ka deklaruar tekniku i topçinjve Emery. Drejtësi në finalen e Europa League do vendos italiani Gianluca Rochi./ Përgatiti Andi Kapxhiu