Një mbrëmje e mbushur me muzikë, spektakël dhe energji, por edhe me tensione dhe protesta. Eurovision 2025 në Bazel u fitua nga Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Wasted Love”. Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, në një edicion të shënuar nga përplasjet në qendër të qytetit të Bazelit mes policisë dhe protestuesve pro-palestinezë, disa prej të cilëve tentuan të hynin edhe në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite, Yuval Raphael.

Në vendin e tretë u rendit Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku.

Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut europian. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.

Performanca u karakterizua nga energji dhe një vizualitet që solli në skenë simbole kombëtare në një formë bashkëkohore. “Zjerm” u dallua për stilin e tij të veçantë dhe përpjekjen për të përfaqësuar një identitet muzikor modern që nuk harron rrënjët.

Përmes një skenografie të kuruar, kënga përcolli një mesazh për bashkëjetesë kulturore duke lënë gjurmë me origjinalitetin e saj.

Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi skenë, nisi nata finale e Eurovision 2025 në Bazel. Spektakli nisi me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, Nemo me “The Code”, përmes një performance energjike. Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre.

Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale uu bashkua edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker.

Ndërkohë, në mesin e performancave më të komentuara ishin dhe përfaqësuesit e Italisë, ku Lucio Corsi, i përkrahur publikisht nga emra të mëdhenj si Andrea Bocelli, Laura Pausini, Eros Ramazzotti dhe Gianna Nannini, mahniti publikun me këngën “Volevo essere un duro”. Me një stil që nuk pranon kompromise, Cors rrëmbyeu zemrat e shumë shikuesve, përfshirë edhe Ed Sheeran, i cili në rrjetet sociale e quajti këngën italiane “të shkëlqyer”. Italia u rendit në vendin e pestë.

Franca u përfaqësua nga Louane, e njohur nga filmi “La Famille Bélier”, me këngën “Maman”, një baladë me shpresën për të thyer mallkimin 48-vjeçar pa fitore për Parisin në Eurovision. Ndërkohë, San Marino solli një shpërthim energjie me DJ-n e famshëm Gabry Ponte dhe këngën “Tutta l’Italia”, i veshur me një kostum argjendi që bëri të kërcente e gjithë arena.

Suedia çmendi audiencën me grupin Kaj dhe këngën “Bara bada bastu”. Danimarka u rikthehe në finale pas gjashtë vitesh mungesë me Sissal dhe “Hallucination”, një miks elektropop me atmosferë hipnotike. Greqia solli emocione me Klavdia Papadopoulou dhe këngën “Asteromata”, që përkujton tragjeditë historike të grekëve të Pontit, ndërsa Armenia u përfaqësua me Parg dhe këngën “Survivor”.

Momente tensioni nuk munguan, pasi gjatë performancës së përfaqësueses izraelite Yuval Raphael, disa protestues tentuan të hyjnë në skenë, por u ndaluan menjëherë nga sigurimi. Skena u rikthye shpejt në normalitet.

Malta solli ngjyra me Miriana Conte dhe këngën “Serving”, një shoë i mbushur me ndryshime veshjesh, akrobaci dhe një dedikim për Toto Cutugnon, fituesin e Eurovision 1990. Zvicra, si vendi mikpritës u rendit e dhjeta dhe u përfaqësua nga Zoë Më me këngën “Voyage”, një përvojë poetike mes tymit e dritave që pushtoi arenën. Gjermania solli një frymë urbane me duon Abor & Tynna dhe këngën “Baller”, një produksion elektropop i plotë energji me tekst në gjuhën gjermane. Ndërkohë, Polonia u kthye tek natyra me Justyna Steczkoëska dhe “Gaja”, një himn për Tokën me skenografi impresionuese që përfshinte elemente uji, zjarri dhe planetësh.

Renditja e Eurovision 2025
Austria – JJ – Wasted Love 
Izraeli – Yuval Raphael – New Day Will Rise
Estonia – Tommy Cash – Espresso Macchiato
Suedia – KAJ – Bara Bada Bastu
Italia – Lucio Corsi – Volevo essere un duro
Greqia – Klavdia – Asteromáta
Franca – Louane – Maman
Shqipëria – Shkodra Elektronike – Zjerm
Ukraina – Ziferblat – Bird of Pray
Zvicra – Zoë Më – Voyage
Finlanda – Erika Vikman – Ich komme
Holanda – Claude – C’est La Vie
Letonia – Tautumeitas – Bur Man Laimi
Polonia – Justyna Steczkowska – Gaja
Gjermania – Abor & Tynna – Baller
Lituania – Katarsis – Tavo Akys
Malta – Miriana Conte – Serving
Norvegjia – Kyle Alessandro – Lighter
Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday – What The Hell Just Happened?
Armenia – Parg – Survivor
Portugalia – NAPA – Deslocado
Luksemburgu – Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
Danimarka – Sissal – Hallucination
Spanja – Melody – Esa diva
Islanda – VÆB – Róa
San Marino – Gabry Ponte – Tutta L’Italia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:56
Eurovision/ Shqipëria dhe Franca japin pikët e jurisë, vlerësojnë maksimalisht njëra-tjetrën

1747522829_eurovision.png

Të 37 vendet pjesëmarrëse në Eurovision 2025 kanë dhënë pikët e tyre përmes jurive profesionale, të cilat vlerësuan performancat nga 1 deri në 12 pikë. Edhe Shqipëria dha pikët e saj përmes moderatorit Andri Xhahu, ku me pikët maksimale vlerësoi Francën që përfaqësohej nga këngëtarja Louane me “Maman”.

Pikët e tjera u shpërndanë konkretisht si më poshtë:
10 pikë për Spanjën
8 pikë për Zvicrën
7 pikë për Austria
6 pikë për Greqinë
5 pikë për Izraelin
4 pikë për Suedinë
3 pikë për Holandën
2 pikë për San Marinon
1 pikë për Portugalinë

Ndërsa Shqipëria mori nga juria 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.

Pikët që iu dhanë Shqipërisë nga vota e jurisë janë:
3 pikë Suedia
1 pikë Holanda
12 pikë Franca
3 pikë Italia
4 pikë Portugalia
5 pikë Polonia
10 pikë Mali i Zi
2 pikë Greqia
1 pikë Spanja
4 pikë Qipro
Ora 22:29
Finalja/ Ovacion për Lucio Corsin: Italia emocionon në Eurovision

1747513800_222239551bb4a23853f374a16b4a.jpg

Është momenti shumë i pritur i Italisë me Lucio Corsin. Këngëtari dhe autori nga Toskana ka zgjedhur të paraqitet thjesht si vetvetja, me këngën “Volevo essere un duro” (Doja të isha i fortë), të cilën e këndon fillimisht i ulur në një piano shumë të gjatë dhe më pas me kitarën e tij të pandashme në qafë. Titrat në anglisht ndihmojnë që mesazhi i këngës të arrijë edhe tek publiku ndërkombëtar. Bazeli i rezervon një ovacion të madh.

Ora 22:09
Finalja e Eurovision 2025/ JJ nga Austria këndon “Wasted Love”

1747512663_220631116b6d0923c518e4661ade.jpg

Një trap përmes një deti në stuhi për JJ, emri artistik i Johannes Pietsch, kundërtenor nga Vjena me origjinë filipinase, 23 vjeç. Me këngën Wasted Love, ai rrëfen një dashuri të paqëlluar, të njëanshme. Ai është artisti i dytë me origjinë austriako-filipinase që konkurron në Eurovision.

Ora 22:05
Finalja e Eurovision 2025/ Tre ‘princeshat’ britanike këndojnë ‘What the Hell Just Happened’

1747512389_22043108996bd447e3bee41b1926.jpg

Tre princeshat britanike janë Lauren Byrne, Holly-Anne Hull dhe Charlotte Steele. Mbretëria e Bashkuar përfaqësohet nga grupi Remember Monday me këngën What the Hell Just Happened?. Biondja, kuqja dhe brunja formojnë një trio muzikore femërore të zhanrit country pop britanik, e krijuar në vitin 2018, dhe që me pjesëmarrjen në Eurovision po përjeton kulmin e saj të popullaritetit.

Ora 21:52
Finalja e Eurovision 2025/ Performon Ukraina e përfaqësuar nga Ziferblat me këngën ‘Bird of Pray’

1747511942_215614524ac15bfb7cb1e4dd9bb9.jpg

Grupi rok ukrainas Ziferblat, me këngën Bird of Pray (Zogu i lutjes), lëshon një thirrje shprese përmes një kënge që shpreh dëshirën për t’u kthyer në shtëpi dhe për të komunikuar me ata që janë larg për shkak të luftës.

Ora 21:50
Finalja e Eurovision 2025/ Perfomon Spanja e përfaqësuar nga Melody me këngën ‘Esa Diva’

1747511567_214612921850cd4e80c114553bbf.jpg

Spanjollja Melody (dikur fëmijë e mrekullive) prezantohet me këngën Esa Diva. Sot, María Melodía Ruiz Gutiérrez – ky është emri i saj i plotë – është 34 vjeçe, por në moshën dhjetëvjeçare publikoi albumin e saj të parë De Pata Negra, që përfshinte hitin El baile del gorilla. Ky projekt muzikor u shpërblye me dy disqe platini në Spanjë, një disk ari në Shtetet e Bashkuara dhe një nominim për Latin Grammy Aëards si albumi më i mirë për fëmijë. Me Esa Diva, ajo i bën homazh forcës dhe qëndresës së grave.

Ora 21:48
Finalja e Eurovision 2025/ Lituania përfaqësohet nga grupi ‘Katarsis’ me këngën ‘Tavo Akys’

1747511438_214314483cde831e1ee9b402ebe3.jpg

Grupi lituanez Katarsis, me këngën Tavo Akys, përfaqëson Lituaninë në skenën e Eurovisionit. Katër të rinjtë – Lukas Radzevičius (kitarë, vokal), Andrius Gruodis (kitarë, vokale mbështetëse), Emilija Kandratavičiūtė (bas) dhe Eivin Laukhammer (bateri) – ngjiten në skenë me një pamje që i ngjan një përzierjeje mes pizhamas dhe uniformës së infermierëve. Lituania ka arritur rezultatin e saj më të mirë në Eurovision në Athinë, ku u rendit e gjashta.

Ora 21:45
Finalja e Eurovision 2025/ Yuval Raphael nga Izraeli me këngën ‘New Day Will Rise: ‘T’i japim një shans paqes’

1747511295_214303967b5aaac82cedf495382a.jpg

Për Izraelin ngjitet në skenë Yuval Raphael me këngën New Day Will Rise, pas protestave, fishkëllimave dhe polemikave të ditëve të fundit. Një nga performancat më të pritura dhe më të rrezikuara, këngëtarja është një e mbijetuar e masakrës së 7 tetorit dhe kënga e saj i referohet pikërisht kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023, nga një sulm i Hamasit, vetëm pak kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës, gjatë festivalit muzikor Nova.

 “Ashtu siç këndonte John Lennon, t’i japim një shans paqes,” thotë Big Mama përpara se të nisë performanca e këngëtares izraelite.

Ora 21:42
Finalja e Eurovision 2025/ Tommy Cash dhe parodia e tij plot dashuri për Italinë: ‘Espresso macchiato’

1747511108_213917102b63ea33dab3c4c72bbb.jpg

Ja ku është Tommy Cash me këngën e tij Espresso Macchiato, duke përfaqësuar Estoninë. Me një paraqitje të pazakontë dhe një këngë që mbledh bashkë të gjitha stereotipet më të njohura për Italinë – nga “mio amore” te “espresso macchiato, per favore”. Megjithatë, videoja është bërë virale dhe e ka çuar muzikantin estonez edhe në një tur nëpër Itali, ku gjatë ndalesës në Milano u ka ofruar kafe kalimtarëve.

Ora 21:29
Finalja e Eurovision 2025/ Pas 32 vitesh ngjitet në skenë Luksemburgu

1747510955_212407330e82abf9a57294792825.jpg

Laura Thorn këndon në frëngjisht, duke përfaqësuar Luksemburgun. Me këngën e saj La Poupée Monte Le Son (“Kukulla ngre zërin”), ajo shndërrohet në një kukull që merr jetë dhe rebelon në shtëpinë ku është vendosur – një homazh për fitoren e France Gall në vitin 1965. Pesë balerinë me veshje të kuqe të ndezur shoqërojnë performancën deri te shpërthimi final, ku gruaja ngadhënjen mbi kukullën. Luksemburgu nuk merrte pjesë në Eurovizion prej plot 32 vitesh. Pranim i madh nga publiku.

Ora 21:27
Finalja e Eurovision 2025/ Gara hapet me Norvegjinë e Kyle Alessandro-s dhe këngën e tij ‘Lighter’

1747510103_21232656904d03628a2f24ebab7a.jpg

Gara hapet me Norvegjinë: Kyle Alessandro këndon ‘Lighter’, mes zjarrit dhe energjisë. Vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, kantautori është frymëzuar nga muzika popullore norvegjeze dhe nga langeleik-u, një instrument tradicional folklorik. Koreografi të mbushura me flakë dhe entuziazëm – ai është konkurrenti më i ri në moshë. Norvegjia e ka fituar tre herë Eurovizionin.

Ora 21:17
Finalja e Eurovision 2025 nis me performancën e fituesit të vitit të kaluar

1747509531_2112112997f24c6cd72c14ce0b47.jpg

Spektakli nisi me performancën e Nemo-s, fituesit të vitit të kaluar, e më pas të gjitha vendet pjesëmarrëse hynë njëra pas tjetrës, nën ritmet e DJ-ve zviceranë, duke valëvitur flamujt e tyre: nga Holanda deri te Shqipëria. Kush do ta çojë në shtëpi mikrofonin e kristaltë?