Futbolli ndërkombëtar rikthehet sonte dhe nesër me dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve përpara se të luhen takimet e radhës së eliminatoreve të Euro 2020.Portugalia përballet me Zvicrën duke nisur nga ora 20:45 në Porto se kush do të sigurojë biletën për finalen e madhe të Ligës së Kombeve ku fitimi i turneut të Uefas të garanton edhe një vend në Europian.
Luzitanëve u rikthehet Cristiano Ronaldo që me 85 gola është golashënuesi më i mirë në Kombëtare. Ylli i Juventusit mungoi në fazën e parë të Ligës së Kombeve dhe rikthehet për finalet. Fernando Santos trajneri i Portugalisë e cilëson një ndeshje të vështirë mes dy ekipeve që u pëlqen të mbajnë zotërimin e topit dhe sqaron:” Zvicra ka lojtarë plot kualitet por ne luajmë në shtëpi dhe duam që tifozët tanë të festojnë”. Portugalia nuk humbet një ndeshje zyrtare në shtëpi që prej shtatorit të vitit 2014-të kur u mposht nga Shqipëria. Portugezët kanë 12 ndeshje që nuk njohin humbje në shtëpi.
Me grupin e plotë është edhe Zvicra që do të mbështetet edhe tek shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri fitues i freskët i Champions League. Xhaka thotë se skuadra mund të bëjë historinë ndërsa trajneri Vladimir Petkovic e thotë hapur se Portugalia është favorite jo vetëm për ndeshjen e sotme por për ta fituar Ligën e Kombeve pasi është kampione e Europës në fuqi. Gjithsesi Petkovic kërkon që skuadra e tij ta fitojë një turne të tillë. Portugali-Zvicër do arbitrohet nga gjermani Felix Brych./ Përgatiti Andi Kapxhiu