Sonte në orën 20:45 rikthehet derbi
i famshëm Milan–Inter në “San Siro”

Rikthehet pas gjashtë muaj e gjysmë derbi i famshëm i Milanos, Milan – Inter në orën 20:45, në stadiumin legjendar "San Siro". Derbi i “Madonnina”-s është i 211 mes dy ekipeve të Milanos, teksa interesimi është maksimal, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë ku numri i tifozëve në mbështetje të dy ekipeve është mjaft i madh.
 
 Derbi i radhës vjen me shumë ndryshime, së pari dy ekipet nuk janë në momentet e tyre më të mira, pasi kanë dështuar në pjesëmarrjen në Champions League, por edhe në kampionat janë larg rivalitetit me Juven dhe me Romën, ndërsa risia e radhës vjen nga bankina, pasi dy ekipet kanë ndryshuar shpesh trajnerët.

Në derbin e fundit dy ekipet drejtoheshin nga Clarence Seedorf dhe Valter Mazarri ndërsa këtë herë fatin për të udhëhequr dy skuadrat historike të Milanos do ta kenë Filippo Inzaghi dhe Roberto Mancini.
 
Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë si më poshtë
 
Milani- Lopez, Mexes, Zapata, Rami, De Sciglio, Essien, Muntari, Bonaventura, El Sharaui, Menez dhe Torres.

Interi – Handanovic, Ranocchia, Jesus, Dodo, Nagamoto, M’Villa, Guarin, Kuzmanovic, Kovacic, Palacio, Icardi.



d.b/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës