“Shqipëria, një piedestal qielli me re dhe efekte tymi” kështu do ta përkufizonin në Kopenhagën pjesëmarrjen e Hersi Matmujës në “Eurosong 2014”.
“Zemërimi i një nate”, kënga që në festivalin e madh do të prezantohet sonte nga Matmuja, është çmuar për vokalin e saj si në zhanrin klasik ashtu edhe pop.
Kënga “One Night's Anger” me muzikë të Genti Lakos, e me vargjet e Jorgo Papingjit, ka mbi supe peshën për të përfaqësuar vendin tonë denjësisht në Festivalin Europian të Këngës.
“The tides of the night/Keep calm and think twice”, këto janë vargjet e këngës të kënduara nga Hersi, e cila ashtu si në vargjet duket mjaftë e qetë edhe pas një sfide të madhe shkruajnë mediat në Kopenhagën.
“Mendova se do isha nervoze, por nuk jam!” ka shprehur Hersi, e cila duket gati për të prekur sërish piedestalin e Eurovizionit.
Mbi një platformë disa metra lartësi nga skena, të komentuar si “piedestal”, ndërsa është veshur me fustan transparent bezhë, do të performojë sonte Hersi Matmuja, në skenën e Festivalit Europian, që këtë vit mbahet në Kopenhagen.
Hersi, fustan transparent në “Eurosong”
Nisur nga klipi që u prezantua Hersi në “Eurosong”, performaca e saj ka goditur përsa i përket gjysmëfinales.
Këngëtarja ka zbuluar veshjen e saj në provën e dytë dhe gjithë detajet e tjera të perfomancës skenike.
Gazetarët e Eurosong kanë komentuar fustanin e saj skenik të gjatë, të stiluar nga kosovarja Blerina Kllokoqi Rugova.
Fustani në ngjyrën bezhë, me lule të dizenjuara përsipër, është i ngjashëm me fustanet e dy këngëtarëve “back vokals”, Erga Halilaj dhe Emi Bogdo.
Në skenë do të shfaqet dhe kitaristi, i cili përforcon pjesën rock të këngës, ndërkohë që nuk mungojnë elementet skenike, si: qielli i mjegullt dhe efektet e tymosjes me cigare në skenë, të evidentueshme dhe në klip.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com